VIDEO/ Stuhia “Cirian” që goditi Shqipërinë, flet meteorologu: Reshje shiu që nuk i kemi parë prej 4-5 vitesh

ina-online
ina-online

03/11/2023

Meteorologu Akil Osmani në një prononcim për Panorama TV thotë se situata me reshjet e dendura të shiut ka qenë e paralajmëruar.

Sipas tij, stuhia që tashmë ka prekur Evropën ka ardhur edhe në Shqipëri, por me intensitet më të ulët.

Moti do të vazhdojë me reshje të dendura shiu edhe gjatë natës dhe në orët e paradites së të shtunës.

“Pritet që në orët e mbrëmjes të kemi reshje shiu, po ashtu gjatë natës dhe në orët e paradites së të shtunës. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokal. Zonat më të prekura do të jenë Ultësira Perëndimore, qarku Shkodër, Lezhë, Tirana. Po ashtu Elbasani, Berati, Gjirokastra, Vlora dhe Saranda. Sot edhe parametri i erës ka qenë i lartë derri në 80 km/h” tha Osmani.

Kushtet e motit sipas meteorologut pritet të përmirësohen në pjesën e dytë të ditës së nesërme. Ndërsa e diela dhe fillimi i javës tjetër do të jenë me mot të qëndrueshëm. Akil Osmani tha se këto reshje shiu nuk kanë rënë që prej 4-5 viteve.

“Reshjet e shiut gjatë mbrëmjes së sotme do të jenë të shoqëruar edhe me erë të fortë, do shkojë deri në 50 km/orë.

Reshjet që kanë përfshirë Evropën dhe era kanë qenë të larta. Në vendet e Evropës era ka shkuar deri në 200 km/h. Ne vendin tonë kjo stuhi nuk do vijë në këto përmasa. Problematika do të ketë, por janë të përkohshme. Kemi pothuajse 4-5 vjet që nuk i hasim këto reshje shiu”, tha meteorologu.

Shqipëria është prekur këtë mesditë nga stuhia që ka përfshirë Evropën dhe që në vendin fqinj Itali ka shkaktuar dëme të mëdha.

Si pasojë e reshjeve të dendura, është bllokuar qarkullimi në disa akse rrugore, ndërkohë që uji ka hyrë në disa banesa dhe biznese.

Sinoptikani Elvi Jahaj, në lidhje drektë për edicionin e lajmeve, shpjegoi se vendi ynë do të preket nga periferia e kësaj stuhie të fortë, e cila ka përfshirë pjesë më të madhe të Evropës.

Si rrjedhojë, në orët në vijim, do të ketë mot të vranët, me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar e herë pas herë të larta. Reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë Ultësirën Perëndimore dhe vijën bregdetare.

Këto reshje do të vijojnë deri të shtunën në mesditë. Më pas, do të ketë një ndërprerje të reshjeve deri të dielën pasdite, kur do të rikthehen reshjet e shiut me intensitet të ulët deri në mesatar.

Për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj, është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

Sipas njoftimit, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut, që ka përshirë vendin orët e fundit.

Për shkak të “lajthitjes” së motit, një efektiv policie ka mbetur i plagosur, pasi në kohën që ka qenë në detyrë një objekt është shkëputur dhe e ka goditur.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

blinken cameron shkup

Lavrov ateroi në Shkup, por përpos Blinkenit u larguan edhe Borell dhe Kameron

lavrov bujar osmani

24info: Lavrov kundër Kosovës së pavarur, Osmani u grind me të gjithë për ta sjellë në Shkup

blinken lavrov

Blinken dhe Lavrov nuk u përpoqën në Shkup, sekretari amerikan u largua për Izrael pa mbërritur kryediplomati rus

shen-naum2-696x466

Ahmet Zogu a e shiti Shën Naumin? Truku në vendimin e gjykatës së Hagës

Borell

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se përse e dënojmë Rusinë!

borel-kovacevski

Borell porosi partive politike në Maqedoni: Nuk duhet të ketë ndarje për BE-në, miratoni ndryshimet kushtetuese

osbe shkup

Edhe Polonia nuk do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup

blinken bujar osmani

Sekretari amerikan mbërriti në Shkup, kjo është porosia e tij

Blinken Kovacevski

Kovaçevski-Blinken: SHBA do të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ