Videot deepfake mund të ‘nxisnin’ trazira të dhunshme shoqërore

0

Mark Zuckerberg ka zbuluar një truk digjital i cili mund të bëjë që çdokush të thotë gjithçka.

“Deepfake” (video të dubluara) është një teknikë që bazohet në inteligjencën artificiale. Përdoret për të kombinuar dhe mbivendosur imazhet dhe videot ekzistuese për të krijuar një tjetër realitet jo-ekzistues.

Në “Instagram” u ngarkua një video “deepfake” e Mark Zuckerberg, e cila nxiti spekulime sesi kompania do të reagojë ndaj kësaj shpifjeje ndaj themeluesit dhe CEO të saj.

Një video e përpunuar në bashkëpunim midis artistëve dhe një agjencie reklamash për “Sheffield Doc/Fest, luan një rol të rëndësishëm në reputacionin autokratik të Zuckerberg.

Kohët e fundit,në rrjetin social “Facebook” është publikuar një video e manipuluar dhe e redaktuar, e udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi. Një video ky Pelosi shfaqet e dehur dhe është parë nga miliona persona.

Videot e manipuluara janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Fillimisht, teknologjia u përdor kryesisht për të futur të famshëm në pamjet pornografike.

Manipulimi vizual nuk është asgjë e re, ajo ka qenë gjithmonë një formë e fuqishme e propagandës ose një mjet për të mashtruar.

Top Channel