Vidovdani: Policia e Kosovës arreston një serb, ishte organizator i një grupi nga Beogradi

Picture of Ina Online
Ina Online

28/06/2025

Serbët sot po kremtojnë festën e Vidovdanit në Gazimestan, në periferi të Prishtinës, ku tradicionalisht zhvillohen tubime dhe aktivitete përkujtimore.

Media ka mësuar se është arrestuar një shtetas serb i cili mbantë të veshur një bluzë me foton e Aleksandër Arsenijeviq, të dyshurarit për krime lufte.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se i dyshuari është shoqëruar nga Policia e Kosovës, ku dyshohet se ka penguar disa zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.

Qytetarë serbë të Kosovës qysh mëngjesin e së shtunës janë mbledhur në Manastirin e Graçanicës.

Është paralajmëruar se gjatë ditës në Gazimestan do të vijnë edhe grupe serbësh nga rajoni.

Policia e Kosovës po ashtu është te manastiri dhe po siguron që situata të jetë e qetë. Aty qëndron edhe KFOR-i.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, megjithëse pati pësuar humbje të madhe në atë betejë ku ishte vrarë edhe princi serb Lazar.(INA)

TË FUNDIT

Një urim ndryshe nga Xhensila për ditëlindjen e Ledrit

ASH: Rezoluta e BE-së alarmon për ndikimin serbo-rus, Brukseli e kuptoi, a e kupton edhe VLEN?

Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit

BDI: Shqiptarët po përjashtohen, në Agjencinë për Siguri Kombëtare rezultati është 40:1

Maksi i ZNAM-it me tone të ashpra nacionaliste pas raportit të Parlamentit Evropian

Babai rrahu vajzën 11 vjeçe dhe e regjistroi me telefon, ja në cilin qytet të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË