Vijojnë përkrahjet për kandidaturën e Salihut për eurodeputet

Picture of ina-online
ina-online

14/05/2024

Ish-deputeti dhe këshilltari akrual shtetëror për çështje evropiane pranë Ministrisë së Kulturës në Maqedoninë e Veriut, Behixhudin Shehapi u takua në Venedik me kandidatin për eurodeputet, Muharem Salihu -Marco, ku ai me këtë rast i ka uruar kandidaturën, e cila po gjen mbështetje të gjerë tek diaspora shqiptare në Itali.

“Për një Evropë më gjithëpërfshirëse dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj. Muharem Salihu-Marko, një afarist, filantrop dhe politikan nga Venediku, me prejardhje nga Medvegja e Luginës së Preshevës është kandidat për eurodeputet me koalicionin Shtetet e Bashkuara të Evropës për zgjedhjet e radhës për Parlamentin Evropian, që do të mbahen më 8 qershor. Ai është i propozuar nga radikalët e Ema Boninos, një politikane me përvojë të jashtëzakonshme për politikat libelare të Evropës.
Gjatë qëndrimit tim në Venedik, pata rastin të takohem me këtë veprimtar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Evropë në shtabin e tij zgjedhor në Venedik, prej ku e udhëheq fushatën kryesisht me të rinjtë nga vendet tona. Në një atmosferë vëllazërore, ku këmbyem edhe përvojat tona me diasporën, ia urova kandidimin me dëshirë që pas zgjedhjes si eurodeputet të jetë zëri i fuqishëm në mesin e 600 deputetëve në parlamentin evropropian dhe denjësisht t’i përfaqësojë bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Evropë. Suksese!”, ka shkruar Shehapi. (INA)

TË FUNDIT
1 ditë
Muhameri nga Haraçina ja dorëzoi flamurin kandidatit shqiptar për eurodeputet
2 ditë
Studim: Shqiptarët e Kosovës kanë më pak gjasa të marrin pasaportë zvicerane për shkak të rregullave të reja
2 ditë
Për tre muaj, 483 shtetas të Maqedonisë janë dëbuar nga Gjermania
3 ditë
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut më të deportuarit nga Gjermania
3 ditë
Senati dhe Parlamenti i shtetit të New York në këmbë për shkollat “Alba Life”

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

muharrem saliu de biasi

Muhameri nga Haraçina ja dorëzoi flamurin kandidatit shqiptar për eurodeputet

pasaport-zvicerane

Studim: Shqiptarët e Kosovës kanë më pak gjasa të marrin pasaportë zvicerane për shkak të rregullave të reja

gjermania-780x470

Për tre muaj, 483 shtetas të Maqedonisë janë dëbuar nga Gjermania

policia gjermane gjermani

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut më të deportuarit nga Gjermania

shkolla-nxenes-klasa

Senati dhe Parlamenti i shtetit të New York në këmbë për shkollat “Alba Life”

muharrem salihu

Kandidati shqiptar për eurodeputet, Salihu: Duhet dialog me arbëreshët e rinj

muharrem salihu

Muharrem Saliu, shqiptari i parë që kandidon për eurodeputet: Më duhen 30 mijë vota!

muharrem saliu

Saliu: do lobojmë për votën e diasporës, celjen e konsullatave dhe kurseve të shqipes në gjithë territorin!

kombetarja

Ethet e Europianit sa vjen e po shtohen, fanelat më kërkuara janë nga Zvicra dhe Shqipëria

INFO

NA NDIQ