Vijojnë temperaturat e larta, sot mbi 37 gradë

0

Sot po mban mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Fryn erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi lindor dhe perëndimor. Temperatura e mëngjesit lëvizë prej 9 deri në 18 gradë, ndërsa ajo ditore prej 30 deri në 37 gradë.

UV indeksi do të jetë 8. Në ditët në vijim do të pasojë periudhë e motit stabil dhe të ngrohtë. Vranësira të rritura priten gjatë fundjavës së ardhshme.

Sipas meteorologëve, moti i ngjajshëm pritet të mbajë deri nga mesi i javës tjetër. Kjo valë e të nxehtit vjen pas disa ditëve kur vendi u mbulua nga një masë e ngrohtë mesdhetare, që shënoi temperaturat mbi 40 gradë celsius në tërë Ballkanin.