Vijon bojkoti i mësimit në Nerovë të Krushevës, kundërshtohet rrënimi i shkollës shqipe

Picture of Ina Online
Ina Online

20/05/2025

Në shkollën fillore “Nikolla Karev” të fshatit Nerovë të Komunës së Krushevës ka vazhduar edhe sot bojkoti i mësimit për shkak të kushteve të mjerueshme për mësim. Prindërit thanë se nuk do të lejojnë fëmijët në shkollë derisa institucionet përkatëse të lejojnë realizimin e punimeve ndërtimore dhe të legalizojnë objektin e ri shkollor që aktualisht po ndërtohet nga vet banorët e fshatit.

“Unë i kam dy fëmijë në shkollë, në klasën e gjashtë dhe në klasën e dytë. Janë në shtëpi, nuk i lëshojmë deri në fund të javës, tash për momentin deri në fund të javës do të bojkotojmë. Fëmijët tonë nuk I plotësojnë kushtet te shkolla e vjetër, kushtet janë të tmerrueshme. Deri te gjithë Qeveria apel që sa më shpejt ta kryejnë, të kenë kushte fëmijët tonë se janë 145 nxënës, kushtet i kanë të tmerrueshme, jemi në katastrofale me kushtet e fëmijëve në shkollën e fshatit Nerovë. Apel në të gjitha ministritë që sa më shpejt ta kryejnë këtë procedurë”, tha Abip Izairi, banor i fshatit Nerovë, Komuna e Krushevës.

Sipas banorëve, paralajmërimet për rrënimin e objektit të ri shkollor që tashmë është drejt përfundimit kanë nxitur thuajse të gjitha partitë politike të interesohen për zgjidhje të kësaj çështje duke paralajmëruar vizita të njëpasnjëshme në fshat. Gjatë ditës, banorët e fshatit i vizitoi kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

“Të gjitha partitë politike janë përfshi, brenda javës kemi informata se edhe Izet Mexhiti do të na vij në vizitë. Edhe Afrim Gashi na është paraqit, tash të gjithë na japin përkrahje, do e shohim më tutje se si do të rrjedhin veprimet e politikanëve”, u shpreh Abip Izairi, banor i fshatit Nerovë, Komuna e Krushevës.

Një ditë më parë, banorët e fshatit Nerovë protestuan para objektit shkollor, pasi policia ka ndaluar punimet ndërtimore në objekt dhe sipas banorëve, po shqyrtohet vendimi për rrënimin e objektit për shkak të mospasjes së lejes për ndërtim nga institucionet. Sipas kryetarit të Komunës së Krushevës, Tome Hristoski, rreth 90% e objekteve në fshatrat e kësaj komune janë pa plan urbanistik, përfshirë edhe objektin e vjetër shkollor ku nxënësit aktualisht ndjekin mësimin. Hristoski tha se do të kërkojë nga Qeveria të legalizoj objektin e ri shkollor dhe më pas Inspektorati i Arsimit të vendos nëse i plotëson kushtet të funksionojë si objekt shkollor. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Gold AG: Ka shqiptarë akoma që e dëgjojnë Cecën, i kam fshirë nga Facebook

Pacolli: VV-ja i ka numrat për formimin e Qeverisë, por nuk i zbulojmë emrat

Sot mot me diell dhe temperatura të larta në gjithë vendin

Mamdani drejt historisë, kryetari i parë mysliman i New Yorkut në horizont

Google lançon pamjen e re vizuale të Android

Dashuria në kohën e inteligjencës artificiale: A do të na kuptojë ndonjëherë një robot?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË