Zëvendës ministri i punëve të brendshme Nazim Bushi u bën thirrje të gjithë nëpunësve policorë shqiptarë, që të aplikojnë në shpalljen interne të fundit për Njësitin Special “Tigrat” në të cilin aktualisht nuk ka asnjë përfaqësues shqiptarë. Nga kabineti i zëvendësministrit nënvizojnë se në këtë njësit domosdoshmërisht duhet të zbatohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat.
“Njësiti special antiterrorist- Tigri, është i përfaqësuar vetëm nga maqedonasit dhe në atë njësit nuk ka asnjë pjestar të nacionaliteteve të tjera, përfshirë këtu edhe shqiptarët, prandaj nga ana ime është kërkuar nga të gjithë nëpunësit policorë me përkatësi etnike shqiptare që të aplikojnë në shpalljen interne të fundit që u hap më 14.02.2022 dhe që pasi deri më 04.03.2022 sepse kemi shprehur qëndrim se në këtë njësit domosdoshmërisht duhet të zbatohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat dhe profesionalizmi.”, theksoi Bushi.
Ai siguron se edhe ai, edhe ministri Spasovski kanë qëndrim afrimativ dhe pozitiv për respektimin e vlerave kushtetutese dhe detyrimeve ligjore edhe për këtë formacion të policisë.
Sipas tij, Nnë konkursin e fundit është e paraprë të pranohen gjithësej 20 pjestarë në këtë njësit nga kadetë policorë që po ndjekin kursin. “Shpresoj dhe inkurajoj kadetët policorë me përkatësi etnike shqiptarë si dhe të gjithë nacionalitetet tjera që këto kadetë policorë pas mbarimit të kursit të Zgjedhin që të jenë praktikant në këtë njësit.”, theksoi Bushi./KlanMacedonia/