Vinçi i mori jetën mërgimtarit në Gjermani

0

Vinçi i mori jetën një djali të ri që po punonte në Gjermani. Bëhet fjalë për Rexhep Kurti nga fshati Vllahi i Mitrovicës.

Ai kishte qenë duke punuar bashkë me dy kolegë në një lartësi të madhe, në momentin kur është rrëzuar vinçi, shkruan Reporteri.net.

Në vend ka mbetur nga goditja e vinçit edhe një person tjetër, ndërkaq i treti ndodhet në koma dhe nuk dihet për gjendjen shëndetësore. Vlen të theksohet se vetëm Rexhepi ishte shqiptar.

Rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të mitrovicasit, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen e ngushtë.