Vinicius Jr shpallet fitues i çmimit FIFA ‘The Best’ 2024

Picture of INA
INA

18/12/2024

Vinicius Junior është shpallur fitues i çmimit FIFA ‘The Best’ 2024 në një ceremoni e cila u mbajt sot (e martë) në Doha të Katarit.

Ky triumf ka bërë që Vinicius t’i bashkohet një liste ekskluzive të legjendave braziliane të cilët kanë marrë çmime nga FIFA që nga krijimi i saj në 1991.

Ai do të ndjekë hapat e legjendave si Romario, Ronaldo Nazario (tre herë fitues), Rivaldo, Ronaldinho Gaucho (dy herë fitues) dhe Kaka.

Vinicius po ashtu është bërë lojtari i parë brazilian që e fiton çmimin si futbollisti më i mirë në botë që nga viti 2007.

Si fitues i Ligës së Kampionëve dhe La Ligas me Real Madridin, Vinicius ishte njëri prej lojtarëve kryesor të gjigantit spanjoll gjatë sezonit 2023/2024.

Ai u paraqit në 39 ndeshje në të gjitha garat, duke kontribuar me 24 gola të shënuar dhe 11 asistime.

Vinicius dhe ekipi i tij Real Madridi është momentalisht në Katar, atje ku nesër (e mërkurë) do të luajnë ndaj Pachucas në kuadër të finales së Intercontinental Cup.

Fituesi i këtij çmimi u shpall në bazë të votave si në vijim:

25 për qind të votave nga kapitenët e kombëtareve

25 për qind të votave nga gazetarët

25 për qind të votave nga përzgjedhësit e kombëtareve

25 për qind të votave nga tifozët

TË FUNDIT

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

Familjarët e Eglit kanë dy fjalë për Gjestin

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË