Viola von Cramon jep paralajmërimin e fortë për Serbinë

Picture of INA
INA

20/10/2023

Eurodeputeteja dhe raportuesja për Kosovën Viola von Cramon ka deklaruar për mediat serbe se Milan Radoiçiç duhet të ekstradohet në Prishtinë, për t’u hetuar lidhur me sulmin në Banjskë.

Sipas saj, institucionet e Kosovës janë përgjegjëse për hetimin dhe zbardhjen e të vërtetës në ngjarjen e 24 shatorit.

Von Cramon theksoi se EULEX-i dhe KFOR-i janë “partnerë ndërkombëtarë të besueshëm” të cilët do të monitorojnë hetimet. Sipas eurodeputetes në procesin gjyqësor ndaj autorëve të sulmit do të marrin pjesë dhe gjyqtarë nga veriu i Kosovës.

Eurodeputetja konfirmoi se rezoluta parashikon masa nga institucionet e Brukselit nëse Serbia nuk lejon hetimet.

“Serbia duhet të bashkëpunojë për të siguruar fakte dhe të dhëna nga terreni. Nëse Serbia dështon të bashkëpunojë, nëse hetimi nuk është transparent atëherë do të vendosen masa kufizuese”, paralajmëroi Von Cramon.

Si pjesë e masave të BE, eurodeputetja tha se janë në diskutim anulimi i takimeve të nivelit të lartë për udhëheqjen serbe, si dhe ndërprerjen e fondeve të BE për infrastrukturën ose masat që ndikojnë në negociatat e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, raporton Euronews.

Lidhur me takimet e Vuçiç ne Krinë, ajo vuri në dukje se investitorët nga Gjermania punësojnë 800 mijë njerëz në Serbi, ndërsa Kina nuk ka hapur asnjë vend pune në Serbi.

“Nëse vendimi është të shkojmë me Kinën dhe Rusinë, atëherë është gjithashtu në rregull. Ne nuk e marrim këtë vendim, ky është padyshim një vendim i Serbisë. Por ende kam shpresën dhe përshtypjen se lidershipi i Serbisë ka interes t’i japë vendit një orientim drejt Perëndimit”, tha Von Cramon.

TË FUNDIT

Zgjerohen hetimet për zjarrin në Koçan, jozyrtarisht janë arrestuar gruaja dhe vajza e pronarit.

Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri, shkon në Gjykatën Kushtetuese

Edhe këtë javë, deputetët në pushim! – Këtë muaj s’ka seancë për pyetje të deputetëve

Ejup Rustemi dhe 5 të dyshuar të tjerë dyshohen se kanë keqpërdorur 762 mijë euro, MPB jep detaje

Prej prillit rroga minimale do të jetë më e madhe për 2.200 denarë në Maqedoni

Limani: Vendimin për paraburgimin e Kreshnik Bekteshit e ka nëshkruar edhe Islam Abazi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË