Virusi është detektuar në 12 qytete të Maqedonisë! Rritet numri i personave të ri-infektuar me virus

Picture of designer@fetishimedia.ch

11/01/2022

Sipas raportit javorë të Institutit për Shëndet Publik numri i personave pozitivë me SARS-CoV-2 është rritur për 51 për qind krahasuar me javën e kaluar. Grupmoshat më të prekura janë 30-39 (27 për qind), 20-29 (24 për qind) dhe 40-49 (17 për qind). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 (2 për qind).

Në periudhën njëjavore, pra nga data 3 deri më 9 janar, janë raportuar 946 riinfeksione. Nga analizat e kryera prej gjithsej 152 mostrave pozitive me SARS-CoV-2, në 104 prej tyre, gjegjësisht në 68 për qind të mostrave është zbuluar varianti omicron i koronavirusit. Omicroni është zbuluar në 12 qytete, respektivisht në Shkup janë regjistruar 48 raste, Ohër – 27, Koçan – shtatë, Tetovë – gjashtë, Veles – pesë, Pehçevë, Shtip, Gjevgjeli, Kavadar nga dy dhe Vinicë, Negotinë, Manastir nga një të infektuar.

Sipas raporteve nga spitalet, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në të gjithë vendin si pasojë e Covid-19 të shtruar në spital janë 351 persona, që paraqet rritje prej 41 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar, 156 janë në Shkup. Në spitalet tjera anembanë vendit ka pacientë të shtruar në Manastir, Shtip, Veles, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strugë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë.

“Është rritur numri i kontrolleve ditore në repartet infektive nëpër spitalet në vend. Sipas anketave epidemiologjike, shumica e pacientëve kanë pasur kontakt me një rast pozitiv tre ditë para shfaqjes së simptomave/marrjes së rezultatit pozitiv”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË