Visar Ganiu: Bujar Osmani flet të pavërteta

INA
INA

28/05/2023

Anëtari i kryesisë së BDI-së nga radhët e fraksionit, Visar Ganiu përmes një reagimi i është përgjigjur Bujar Osmanit, që njëherit është anëtar kryesie dhe zëdhënës i BDI-së.

“Të akuzosh për shkelje statuti të partisë në momente kur punon për mirëqenien jo vetëm të banorëve të Çairit por të të gjithë shkupjanëve, është gjë tepër e ulët.

Dhe një gjë të tillë e bëri pikërisht Bujar Osmani një njeri që vjen nga Çairi e nga Shkupi që duhet të jetë ai që me mish e me shpirt duhet të ndihmojë banorët e vet, sepse është pjesë e kierarkisë më të lartë të ekzekutivit, por ja që duket se atij as që i bëhet vonë për popullin por e ka dert se si nga pozita e shkelësit të statutit siç është vet të drejtojë akuza për shkelje statuti ndaj të tjerëve.

Dhe ja nga këtu e informoj Bujar Osmanin që është zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim e që duhet ti dij të gjitha çështjet partiake, e si duket o nuk po i dika o nuk qenka interesuar ti di, se çdo koalicionim apo bashkëpunim dhe për çdo detal nga ato koalicionime e bashkëpunime që kemi bërë në nivel lokal qoftë në periudhën e zgjedhjeve apo dhe pas zgjedhjeve jemi konsultuar dhe e kemi informuar për gjithçka liderin e partisë Ali Ahmetin dhe gjithçka që kemi bërë e kemi bërë me aminin e tij.

Do të ishte mirë Bujar ta pyesësh liderin se je zëdhënës dhe është turp mos ta dish çka po ndodh në partinë tënde.

E për bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit që ti e përmende në Emisionin 360 shkallë në Alsat është diskutuar në Kryesinë qendrore të BDI-së dhe për këtë temë ka dhënë sqarime vet nënkryetari Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ Blerim Bexheti ku një bashkëpunim të tillë e ka konfirmuar kryetari Ali Ahmeti. Dhe shumë mirë të kuptoj se përse pikërisht tani e hap një temë të tillë sepse dëshiron shkeljet e juaja t’jau mveshni të tjerëve. Të kuptoj edhe më shumë ty Bujar përse e hap një temë të tillë sepse ishe pikërisht ti ai që theve statutin partiakë bashkë me Artan Grubin atëherë kur u futët në mënyrë klandestine në kryesinë qendrore të BDI-së pa kaluar asnjë filtër partiak, pa qenë anëtarë i këshillit vendor, pa qenë anëtarë i degës dhe pa u përzgjedhur nga strukturat. E ti prapë e theve statutin kur u caktove koordinator në Çair më 5 mars.

Shkelje statutit është Bujar kur e shkel popullin me të dy këmbët për interesa personale, shkelje statuti është kur përzë dikë jashtë statutit sepse e paskan thyer statutin.

Nuk është shkelje statuti kur diçka bën për të mirën e popullit, kur e zhvillon mirëqenien e atij populli dhe kur gjithçka që bën e bën në koordinimin me liderin e partisë.

Satutin po e thenë edhe sot Bujar kur po akuzon për shkelje të statutit deri sa po punojmë për popullin tonë për ata që na kanë zgjedhur. Populli pret shumë nga ju e jo të luani rolin avokatit se u shkel apo nuk u shkel statuti partiak.

Bujar kësaj që po bën ti e ata shokë ministra me ty, as më pak e as më shumë i thonë anarki partiake!”, thuhet në reagimin e Ganiut. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

Bujar Osmani

Osmani: Shqiptarët përdoren si temë rezervë për pozicione më të mira elektorale nga partitë nacionaliste maqedonase!

vucic

Vuçiq: Infrastrukturë gazi edhe drejt Maqedonisë së Veriut!

lsdm vmro

Vrasësi dhe vrasjet shfrytëzohen për politikë ditore/ VMRO-ja dhe LSDM-ja vazhdojnë të kërkojnë përgjigje nga njëra-tjetra

INFO

NA NDIQ