Visar Ganiu: Krimi dhe korrupsioni kanë adresë tjetër!

ina-online
ina-online

12/10/2023

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu i është përgjigjur akuzave të BDI-së për siç u tha keqpërdorime me furnizimet publike.

“Lidhur me deklaratën e BDI-së për shqetësimet e tyre për keqpërdorimet e pretenduara rreth furnizimeve publike, dua të them se është më se e pritshme që të gjithë ata që mendojnë ndryshe do të jenë targeti juaj, por kjo nuk do t’ju ndihmojë t`i fshihni të gjitha skandalet korruptive dhe mëkatet që i keni bërë kundrejt popullit shqiptar. Poashtu, duam të njoftojmë opinionin e gjerë se kompania e apostrofuar Bauer BG, nga Qeveria RMV-së në vitin aktual 2023, ka marrë tender në vlerë prej 6.5 milionë euro. Njejtë, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e njëjta kompani ka marrë tender në vlerë prej gati 2 milionë euro, ndërsa nga Ministria e Mjedisit mbi 1 milionë euro, nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari prej mbi 8 milionë euro, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale prej 2 milionë euro, në total rreth 20 milionë euro”, theksoi Ganiu.

Sipas tij, komuna e Çairit në mënyrë më transparente i ftojmë të gjitha institucionet relevante që ta hetojnë këtë rast, ku do të konfirmohet se mjetet në Komunën e Çairit janë ndarë me dedikim nga Qeveria e RMV-së, e cila siç mund të konstatohet rregullisht ka lidhur kontrata me kompaninë e sipërpërmendur.

“Në këtë frymë, ne insistojmë që hulumtimi nga institucionet kompetente të vazhdojë edhe në të gjitha institucionet tjera të menaxhuara nga BDI, veçanërisht në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve, e cila menaxhohet nga Artan Grubi, si dhe në Lotarinë Shtetërore të RMV-së, e cila menaxhohet nga krahu i djathtë i Artan Grubit. Mund të konstatojmë se ky nivel i panikut dëshmon vetëm një gjë, se BDI do të humbasë në zgjedhjet e ardhshme dhe të gjithë personat e përfshirë në biznesin e pistë të kazinove dhe marrëveshjet e tjera skandaloze që u zbardhën nga mediat në periudhën e kaluar, do të përgjigjen para institucioneve të drejtësisë. Ndryshimi po vjen!”, theksoi kreu i Çairit. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

Bujar Osmani

Osmani: Shqiptarët përdoren si temë rezervë për pozicione më të mira elektorale nga partitë nacionaliste maqedonase!

vucic

Vuçiq: Infrastrukturë gazi edhe drejt Maqedonisë së Veriut!

lsdm vmro

Vrasësi dhe vrasjet shfrytëzohen për politikë ditore/ VMRO-ja dhe LSDM-ja vazhdojnë të kërkojnë përgjigje nga njëra-tjetra

INFO

NA NDIQ