Elvis Pupa u eliminua nga “Big Brother VIP 2”, duke humbur mundësinë për çmimin e madh.
Në intervistën e parë në studio, Elvisi u shpreh se e pati të vështirë të përshtatej. Madje, me batutë, ai tha se “iu duk vetja si një nga motrat Kardashian”.
“Ashtu si u bënë punët, m’u duk vetja si një nga motrat Kardashian. Nuk kishte asgjë reale. Për mua ishte sfidë të hyja aty dhe të dilja prapë vetja”, tha Visi.
Ronaldo Sharka ka thënë se Visi si një artist i madh i kombit shqiptar, e meritonte finalen.