Vitin e kaluar janë mbyllur gati shtatë mijë kompani në Maqedoni

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/02/2022

Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur gati 7 mijë kompani, ose 700 më shumë në krahasim me vitin 2020.

Pandemia më shumë ka goditur objektet hotelerike dhe tregtarët, tregojnë të dhënat e Regjistrit qendror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithsej janë mbyllur 343 restorante dhe objekte për shërbim të ushqimit, si dhe 181 subjekte për shërbim të pijeve, 282 shitore jo të specializuara për shitje të ushqimeve, pijeve dhe duhanit.

130 nga tregti tjera me pakicë, dyqane të specializuara për perime, mobilie, materiale ndërtimi, për prodhimin dhe shitjen e mishit, tregtimin me pakicë të rrobave, këpucëve, lodrave, barnatore dhe të ngjashme.

Kriza nuk kurseu asnjë biznes. Për një vit, 15 fabrika për prodhimin e tekstilit, veshjeve dhe këpucëve u mbyllën.

Në vitin 2021 u themeluan mbi 8600 kompani. Kanë qenë aktive 116,140 kompani, nga të cilat 68% janë shoqëri tregtare.

Nëse krahasojmë shifrat sipas viteve, shumica e kompanive, mbi 10.500 u mbyllën në vitin 2017.

Ndryshe, për një vit sipas shifrave të Agjencisë së Punësimit, 16 mijë persona kanë humbur punën vetëm për shkak të pandemisë COVID-19.

TË FUNDIT

“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin

Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora

Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli

VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

FOTO/Danja befason me paraqitjen, nuk do ta njihni

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

ME TE LEXUARA

1
Çfarë deklaroi Harun Aliu në dy intervistat e fundit?!
1
“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin
1
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora
1
Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli
1
VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

LEXO MË SHUMË