Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 23.545 shitblerje të patundshmërive, me vlerë 910 milionë euro

Picture of INA
INA

15/05/2024

Në bazën e Regjistrit të Çmimeve dhe Qirave vitin e kaluar janë regjistruar 23.971 transaksione, nga të cilat 23.545 shitblerje të pasurive të patundshme dhe 9.426 qira të pasurive të patundshme. Shitjet në Regjistrin e Çmimeve dhe Qirave në vitin 2023 janë ulur katër për qind krahasuar me ato në vitin 2022, ndërsa qiratë janë rritur për nëntë për qind, tregojnë raportet vjetore për punë të Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive në periudhën janar-dhjetor 2023.

Vlera e shitjeve të regjistruara të pasurive të patundshme në vitin 2023 është 910 milionë euro. Vitin e kaluar më së shumti blerje dhe shitje janë regjistruar në muajin mars, 2.464, ndërsa më pak 1.722 kishte në muajin prill, tregon raporti vjetor për punë të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërisë.

Janë regjistruar 19.093 shitje në vlerë prej 670 milion euro, 3.712 dhe shitje nga një investitor prej 226 milionë euro, 683 blerje nga ana e shtetit me vlerë gjashtë milionë euro, si dhe 54 shitje në ankand me vlerë 57 milionë euro.

Sipas llojit të pasurive të patundshme, vitin e kaluar janë shitur 7.518 apartamente me vlerë 431 milionë euro, 2.810 shtëpi me vlerë prej 148 milion euro, 1,005 lokale afariste 139 milionë euro. Gjithashtu, janë regjistruar 8.492 shitje të tokës bujqësore me vlerë 77 milionë euro, 2.490 tokë ndërtimore 70 milionë euro, 78 në industri 11 milionë euro, 708 garazhe me vlerë katër milionë euro.

Qiraja mujore për 9.426 qiratë e regjistruara në vitin 2023 ishte 4,284 milionë euro.

Vitin e kaluar ka pasur 3,011 banesa me qira, 1,417 qira në shtëpi, 3,206 parcela shtetërore, 1,222 tokë bujqësore dhe pyje, 225 tokë ndërtimore, 199 objekte industriale, 50 qira të garazheve.

TË FUNDIT
4 orë
Vazhdon abuzimi me çmimet, kryesisht në produktet ushqimore
5 orë
Paga mesatare neto në mars 40.496 denarë
1 ditë
Për 2€ më lirë shporta e konsumit në muajin maj
1 ditë
60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!
2 ditë
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fature-market

Vazhdon abuzimi me çmimet, kryesisht në produktet ushqimore

denari-756x420-696x387-1

Paga mesatare neto në mars 40.496 denarë

fature-market

Për 2€ më lirë shporta e konsumit në muajin maj

kredite denar

60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Oda Ekonomike kërkon që të vazhdohet projekti për Korridoret

kompjuter

Prezantim i rezultateve për vlerësim të klimës afariste dhe vendit si lokacion për investim

taksa shtepi kredi

Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 23.545 shitblerje të patundshmërive, me vlerë 910 milionë euro

UJP DAP

Tatimet, DAP publikoi listën e borxhlinjve

INFO

NA NDIQ