Brendi i mobiljeve me famë botërore “Vivaldi” së fundi hapi sallonin e parë në Maqedoni, në lagjen “Pintija” të Shkupit, në shoqërinë e partnerëve, bashkëpunëtorëve dhe miqve të tyre.
“Vivaldi” filloi me prodhim në vitin 2009 në Turqi, dhe shumë shpejt u bë sinonim i cilësisë, luksit, sofistikimit dhe elegancës. Në një sipërfaqe të prodhimit prej 13,000 metrash katrorë dhe sipërfaqen e mbyllur prej 15,000 metrash katrorë, “Vivaldi” krijon mobilje të jashtëzakonshme për të gjithë botën.
Gjatë festës në sallonin e sapohapur në Shkup, përveç programit muzikor dhe argëtues, të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë më shumë për brendin që solli një koncept tjetër shtëpie, nga pronari i “Vivaldit”, Haxhi Mehmet Gokkaja.
“Ne, Vivaldi, jemi një brend që e ka dëshmuar veten në Turqi me përvojë shumëvjeçare dhe dizajn mobiljesh. Sot, me shumë emocion dhe krenari, suksesin tonë ia përcjellim edhe Maqedonisë. Kjo degë e re përfaqëson një hap të rëndësishëm për ne dhe fillimin e një vizioni të madh. Me këtë rast, dëshiroj të shpreh admirimin tonë për trashëgiminë e madhe kulturore të Maqedonisë, historinë e pasur dhe njerëzit dashamirës. Ne do të jemi të lumtur të punojmë këtu dhe t’u ofrojmë klientëve tanë produkte mobiljesh cilësore dhe elegante”, tha ai.
Gokkaja shtoi se një nga qëllimet kryesore të Vivaldit është kënaqësia e klientit dhe kjo është arsyeja pse ekipi është i përkushtuar për të tejkaluar pritshmëritë e tyre. Ky brend ka plane afatgjata për praninë e saj në Maqedoni, duke ndërtuar një të ardhme të fuqishme dhe të suksesshme së bashku me partnerët vendas.
Nga dhomat e gjumit te dhomat e ngrënies dhe ndenjës, nga klasikët e përjetshëm tek mrekullitë moderne, ky brend ofron dizajne origjinale dhe unike që tejkalojnë kohën dhe tendencat. Salloni i ri i mobiljeve “Vivaldi” gjendet në Bulevardin “Boris Trajkovski” numër 210, në lagjen Pintija në Shkup.