Në lagjen e Vizbegut në komunën e Butelit është ndërtuar një shkollë e re fillore “Vizbeg” në të cilin do të mund të mësojnë rreth njëmijë nxënës.
Qeveria përmes MASH-it për ndërtimin e saj ka destinuar rreth 110 milionë denarë. Pritet të hapet nga 1 shtatori i këtij viti për vitin shkollor 2024/2025.
Shkolla ka 20 klasa të pajisura për program mësimor gjithpërfshirës, kabinete për shkenca natyrore dhe shoqërore, për muzikë dhe art, ashensor për nxënësit me nevoja të posaçme, bibliotekë… Pjesa tjetër e shkollave në komunën e Butelit, si dhe në komunën e Çairit dhe Shuto Orizares, ku janë regjistruar fëmijët nga ajo pjesë e qytetit, janë duke u shkarkuar.(INA)