Vizita e Erdoganit, historike për Shqipërinë dhe për NATO-n

Nga Anisa Bahiti

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë këtë javë Shqipërinë. Kjo nuk është vizita e parë e tij në Shqipëri . E ka vizituar Shqipërinë në kohën e Nanos me të cilin kishte një marrëdhënie të shkëlqyer dhe të sinqertë. Nuk është kohë e largët pjesëmarrja e Fatos Nanos dhe e Silvio Berluskonit në dasmën e vajzës së Erdoganit në Stamboll, si shembull i një aleance vëllazërore mes tre vendeve.

Miqësia me Nanon i la vendin një marrëdhënie akoma më të fortë me Berishën. Kësaj kohe i dedikohet vendosja e kompanive të mëdha turke në Shqipëri. Banka, kompani telefonike, siderurgjike e shumë të tjera më të vogla u vendosën në kohën e Berishës.

Por marrëdhënia e Berishës me Erdoganin nuk ishte e sinqertë. Erdhi një moment i caktuar që ato ngecën, nuk ishin më aq të shkëlqyera sa reklamoheshin. Diplomacia turke kishte verifikuar se Berisha tjetër gjë i premtonte Erdoganit dhe për tjetër gjë ankohej tek perëndimorët për atë.

Vjen epoka Rama. Kjo epokë reflektohet me 2 shina paralele. Nga njëra anë marrëdhëniet mes 2 liderëve më shumë se të shkëlqyera d.m.th. tepër të veçanta, ndërsa marrëdhëniet mes dy shteteve kanë ngecur.

Arsyeja e ngecjes së marrëdhënieve shtetërore janë Lëvizja Gylen e cila e ka kthyer Shqipërinë në një bazë të sigurt ekonomike dhe politike si dhe qëndrimet e Shqipërisë në NATO pro lëvizjeve Kurde në Siri dhe Irak.

Nga njëra anë Rama e përdor miqësinë personale me Erdoganin si presion ndaj BE, e cila ka ngrirë çdo formë zgjerimi në Ballkan, në anën tjetër i thotë Erdoganit, nuk kam çfarë t’i bëj BE dhe SHBA të cilët kanë marrë në mbrojtje lëvizjen Gulen.

Nuk është aspak më e sinqertë marrëdhënia me Presidentin Meta, ky i fundit ka qenë me i qartë për çështjen Kurde, por ka dhënë një numër jo të vogël shtetësish shqiptare për anëtarët e kësaj lëvizje e konsideruar nga shteti aleat turk, si ter rorist.

Megjithatë Turqia nuk i prishi marrëdhëniet me Shqipërinë, përkundrazi 2 tërmetet dhe pandemia bënë që Turqia të jetë më afër Shqipërisë se çdo shtet tjetër.

Ndërtimi i një qyteti të tërë në Kurbin , spitali i Fierit si dhe ndihmat në ditët e tërmetit, janë një gjurmë e qartë e një ndihme vëllazërore, pavarësisht ngecjes së marrëdhënieve reale peng i së cilës është edhe mospërfundimi i ndërtimit të Xhamisë së madhe të Tiranës.

Pavarësisht marrëdhënieve të mira personale Rama-Erdogan , Lëvizja Gylen u fuqizua këto vite në Shqipëri, premtimi se Komuniteti Mysliman nuk do drejtohej më nga pjesëtarë të Lëvizjes Gylen nuk u mbajt, dhe kompania turke Kurum u ndeshkua me gjoba të rënda dhe iu hoqën koncesionet për t’i kaluar oligarkëve shqiptarë. Ngjarjet e javes së shkuar ku Olikarkët ne Kazakhistan u bashkuan me përfaqësuesit e levizjes Gulen atje në një përpjekje për grusht shteti ,e ka shtuar alarmin për qeverine e Ankarase për aktivitetin e metejshem të kesaj levizje në vende aleate me Turqine.

E duket qartazi që Rama, tjetër gjë i ka premtuar Erdoganit, dhe tjeter gjë i ka thënë amerikanëve.
Ka një aspekt tjetër të rëndësishëm të kësaj vizite në Tiranë nga pikëpamja gjeopolitike në këtë moment. Pas tërheqjes nga Afganistani dhe acarimit të marrëdhënieve NATO-Rusi, Turqia merr një rol të jashtëzakonshëm për stabilitetin e Ballkanit dhe mbajtjen larg të influencës Ruse. Por roli i Turqisë në NATO është shumë i rëndësishëm edhe për zgjedhjen e Sekretarit të ardhshëm të Përgjithshëm të NATO-s.

Në këtë vend kaq të rëndësishëm, Erdogan do të pëlqente të shihte Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Ky i fundit mund të ketë mbështetjen e Hungarisë se Orbanit, të Çekisë, të Polonisë, të vendeve të Ballkanit, të Italisë falë një lobingu të fuqishëm të mikut të tij D’ Alema ish-Kryeministër, por edhe të Presidentit të Francës, e madje edhe të SHBA falë marrëdhënieve të shkëlqyera qe ai ka me sistemin Soros dhe administratën aktuale në Uashington.

Sigurisht, ka shumë vende të tjera të cilat nuk do ishin dakord me këtë zgjidhje me në krye Britaninë e Madhe, por është një sfidë që ia vlen të luhet qoftë për Erdogan si nje vend kyç i NATO-s qoftë për Ramën i cili do të garantonte një dhjetëvjeçar tjetër por në politikën ndërkombëtare këtë radhë.

Pavarësisht këtyre plagëve, vizita e Presidentit Erdogan pritet të jetë një vizitë e shkëlqyer në një vend dhe një popull që do dhe e respekton Turqinë në mënyrë të jashtëzakonshme!