Vizita e Kurtit: Nuk ndalen reagimet nga Beogradi!

INA
INA

14 Gusht, 2023

Valës së reagimeve nga Beogradi lidhur me vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup dhe Tetovë i shtohet edhe ish-Kryetari i Qendrës Koordinative për Kosovën, Nebojsha Çoviq.

Gjatë një interviste për televizionin publik serb RTS, ish-Kryetari i Qendrës Koordinative për Kosovën, Nebojsha Çoviq, u ka bërë thirrje organeve kompetente të Maqedonisë së Veriut të sanksionojnë organizatorët e vizitës së Kurtit në Tetovë. Duke e quajtur të jashtëligjshme këtë vizitë, sic percjell KlanM, ai tha se ka përvojë me vizitat e këtilla jozyrtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Vizitat e tyre jozyrtare gjithmonë kishin një trend të provokimeve të mëdha në kuptimin e asaj që vazhdimisht tentojnë ta bëjnë, e kjo është “Shqipëria e Madhe”. Megjithatë, këtu shtrohet edhe një problem tjetër – kush qëndron pas “Shqipërisë së Madhe? Disa vende të QUINT-it tolerojnë sjelljen e Kurtit dhe provokimet e tij” – tha Nebojsha Çoviq, qendra koordinative për Kosovë.

Paraprakisht, sic njofton KlanM, vizitën e Kurtit në Shkup e Tetovë e kishte komentuar edhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se Albin Kurti po përpiqet të nxisë trazira jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në jug të Serbisë. Vizitën e Kurtit në Maqedoni të Veriut, Vuçiqi e cilësoi si skandal mbi skandalet. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Canak

Çanak tronditë Serbinë: Grupet kriminale u mbështetën nga qeveria e Serbisë

kroaci-kufi

Dalin detajet: 19 vjeçari nga Kosova është therur për vdekje në kufirin Serbi-Kroaci

shaip kamberi

Kamberi paralajmëron se Vuçiq mund të hakmerret në Preshevë

dacic

Daçiq bëhet qesharak, thotë se grupi terrorist në Zveçan s’ka lidhje me Beogradin

vucic-rama

“Nuk është hera e parë që Rama nuk thotë të vërtetën”, habit Vuçiç: Po mbajmë zi edhe për policin e vrarë në Kosovë

armatimi veri

Zbulohet dokumenti i Ushtrisë serbe për armatimin në Veri të Kosovës (DOKUMENT)

vulin

Mediat serbe, Vulin shfaqet në Lindjen e Mesme tre ditë pas sulmit terrorist në Banjskë

vucic-1

Vuçiq mund të përballet me një seancë të jashtëzakonshme për ngjarjen terroriste në veri, opozita: Ai di diçka

shaip-kamberi

Kamberi – Vuçiqit: T’i vrasim 100 për 1 është autorësi e juaja

INFO

NA NDIQ