Vizita e ministrit grek për çështjen e detit/ Meta i prerë, tregon qëllimin e saj dhe paralajmëron “marifetçinjtë”: Ta harrojnë…

0

Në konferencën e sotme me gazetarët, Presidenti Meta u pyet edhe për vizitën e nesërme të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias që vjen për marrëveshjen e detit Shqipëri-Greqi.

I pyetur se nëse do të jepte “ok” e tij që qeveria të vijonte me marrëveshjen, Meta tha se një gjë e tillë bëhet për të hequr vëmendjen nga problemi më madhor që sot kanë shqiptarët, zgjedhjet e 25 prillit.

“Kjo është një pyetje që nuk ka vend në këtë konferencë, besoj që e ka marrë me kohë përgjigjen, kam qënë bashkëpunues dhe transparent me aktorët vendas dhe ndërkombëtar, ndërkohë që prej vitesh nuk kam marrë asnjë përgjigje për këtë çështje, për kërkesat e mia zyrtare. Kjo çështje kërkon bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare. Nuk mund të zhvendoset vëmendja e madhe e shqiptarëve për zgjedhjet e ardhshme te kjo ngjarje. Shkelja brutale e marrëveshjes së 5 qershorit është provokim i rëndë për paqen dhe stabilitetin në vend, çdo lloj marifeti për të sjellë çështje të tjera që harrojnë të bëjnë të harrohet kjo cështje madhore le ta harrojnë marifetçinjtë”,- u përgjigj Meta.

(BalkanWeb)