Vizitë pas 20 vitesh e një presidenti hungarez në Maqedoninë e Veriut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

6 Shkurt, 2023

Ne besojmë se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE ka një rol të rëndësishëm dhe kyç për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe stabilitetin e gjithë Evropës, tha sot presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Shkup.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Stevo Pendarovski, presidentja hungareze Novak u shpreh optimist se Hungaria do të mund të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Përveç anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Novak foli edhe për luftën në Ukrainë, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, për të cilin tregoi se 30 policë hungarezë janë duke shërbyer në kufirin maqedono-grek, çështjen e demografisë dhe shkëmbimin e përvojat që Hungaria po bën në mbështetje të familjeve, si dhe për shkëmbimin e vlerave kulturore.

“Ne besojmë se është krejtësisht e padrejtë që Maqedonia e Veriut duhet të pësojë vonesa dhe jemi të vetëdijshëm se nëse ky proces nuk mund të vazhdojë ashtu siç duhet, do të shfaqet pesimizmi në lidhje me anëtarësimin”, theksoi Novak.

Ne, theksoi Novak, dënojmë agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe mbrojmë paprekshmërinë e sovranitetit.

“Lufta solli shumë probleme dhe për këtë arsye ne do të donim një armëpushim sa më të shpejtë që është e mundur dhe për të gjetur një model paqeje dhe në këtë mënyrë për të garantuar siguri afatgjatë për Evropën”, tha Novak.

Më tutje Novak vlerësoi se bashkëpunimi i ndërsjellë dypalësh po ecën mirë së fundmi dhe shprehu optimizëm se vizita e saj do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në atë drejtim.

Presidenti Pendarovski, nga ana tjetër, tha se pas 20 vitesh kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti hungarez në Maqedoninë e Veriut.

“Hungaria është një nga anëtarët më të zhurmshëm dhe më aktiv të BE-së në mbështetjen e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një vend që luajti një rol të rëndësishëm në vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut”, tha Pendarovski.

Në takim, Pendarovski tregoi se është siguruar se mbështetja do të vazhdojë dhe se Hungaria e konsideron zgjerimin si një nga politikat më strategjike të BE-së, me mbështetje politike dhe këshillimore do të vazhdojë të promovojë integrimin e Maqedonisë së Veriut.

“Me Hungarinë kemi një bashkëpunim ekonomik dinamik, i cili është në trend rritës. Hungaria është në mesin e dhjetë partnerëve tanë më të mëdhenj tregtarë, me shkëmbim tregtar vitin e kaluar prej gati gjysmë miliardë eurosh dhe me trend të vazhdueshëm të suficitit nga pala maqedonase”, theksoi Pendarovski.

Në kuadër të vizitës, siç është paralajmëruar, Novak dhe Pendarovski në kishën “Shën Spas” në Shkup do të vendosin kurora lulesh mbi varrin e Goce Dellçevit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fejza-750x417

I riu nga Sllupçani e bën shqiponjën në mes të Zveçanit!

zeqirija ibrahimi

Ibrahimi: Taravari e quajti “psikopat” e Ziadin Sela i tha “vrasës”- sot janë bashkë me Ali Ahmetin

Albin-Kurti-3

Kurti: Grafitet serbe mbi mjetet e NATO-s janë kujtim i errët, dënoj sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve

rama-1-750x430-1

Rama për zhvillimet në veri: Kosova po lëndohet në sytë e aleatëve

arben-taravari-albin-kurti

Arben Taravari reagon për tensionet në veriun e Kosovës

bekteshi

Bekteshi: Izet Mexhiti nuk i kryen detyrat e nënkryetarit

kurti-kasami-tetove

Selmani: Kasami i vetmi lider shqiptar në Maqedoni që reagoi për situatën në veriun e Kosovës

Grubi korridori 8

Grubi jep lajmin: Këtë javë nisin punimet për Korridorin 8

izet mexhiti

Mexhiti sërish flet për ftesën e Kasamit dhe zërat për koalicionin BDI-ASH

INFO

NA NDIQ