Vjedhin para në xhami dhe kishë

Një person i panjohur ka thyer arkën e të hollave në një xhami të lagjës ”Dheu i Bardhë”, në Gjilan, ku kanë vjedhur rreth njëqind euro, para të cilat janë tubuar nga xhemati i xhamisë për nevoja të tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar. Kurse, në fshatin Drajkovcë të komunës së Shtërpcës, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në kishin ortodokse dhe kanë vjedhur para të gatshme rreth 3000 dinar serb. Rasti është duke u hetuar.

Po në Shtërpcë, konkretisht në fshatin Donja Bitinja, persona të pa njohur kanë hapur me forcë derën dhe kanë demoluar derën e kishës. Për momentin nuk dihet se a është vjedhur diçka. Rasti është duke u hetuar.