Vjedhje në Prishtinë e Podujevë

Në rrugën “Shyqeri Kushevica” në Prishtinë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi ku kanë vjedhur 1 mijë euro dhe një psitoletë.

Ndërsa, në Podujevë viktimës mashkull i është thyer xhami i veturës nga ku janë vjedhur dy çanta dore në të cilat kishte gjëra me vlerë përfshirë ari e orë dorë, para të gatshme si dhe disa dokumente tjera personale.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË/ Rr. Shyqeri Kushevica, Prishtinë 03.07.2022 – 23:31. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se person-a të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur 1000 euro para të gatshme dhe një pistoletë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Skenderbeu, Podujevë 04.07.2022 – 17:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur duke thyer xhamin e veturës së tij dhe kanë arritur t’i vjedhin, dy çanta dore në të cilat kishte gjëra me vlerë përfshirë ari e orë dorë, para të gatshme si dhe disa dokumente tjera personale, rasti në procedurë hetimore.