Vjehrri e kapi me të dashurin, flet nusja shqiptare

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale ku shihet një vajzë e re që kapet mat në shtratin martesor me të dashurin nga vjehrri dhe vjehrra ka shkaktuar mjaft debate për mënyrën se si ata u sollën me të duke e degjeneruar publikisht.

Pati mjaft prej tyre që dënuan veprimin e familjarëve të bashkëshortit të së resë duke theksuar se filmimi i saj zhveshur dhe publikimi në rrjetet sociale ishte një sjellje e dënueshme, ndërsa të tjera dënuan po ashtu edhe aktin e nuses së shtëpisë, e cila futi të dashurin në shtratin martesor. Mësohet se bashkëshorti i së resë ndodhej prej dy vitesh në Angli dhe se ata ishin martuar kur ajo ishte 17 vjeçe. Sëfundmi, nusja dhe vjehrra janë përballur në emisionin “Me Zemër të Hapur” duke dhënë secila versionin e saj të ngjarjes.

“Prej tre vitesh jam e martuar. Unë isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen dhe nuk e dija çfarë do të ndodhte më pas. Familja e burrit ma mbushën mendjen dhe babi më thoshtë se ishte familje e mirë. Bashkëshorti im është 30 vjeç. Unë punoja në Togëz dhe kishin një lokal aty. Më panë dhe i pëlqeva. Unë nuk e di se çfarë bën bashkëshorti im në Gjermani. Kemi dy vite e gjysmë bashkë. Ai rrinte një muaj këtu dhe ikte. Nuk kemi shijuar asgjë bashkë. Edhe kur ishte këtu nuk rrinte në shtëpi. Më shumë rrinte në lokal”, tha ajo.

E reja shprehet se vjehrri dhe vjehrra e donin për t’u shërbyer.

“Kur ai nuk ishte këtu unë qendroja me vjehrrin dhe me vjehrrën. Donin që të isha shërbëtorja e tyre. Më fejuan që unë t’u bëja punët. Unë punoja tokën dhe punoja në shtëpi. Aq fuqi kam. Ne rrinim në një banesë, pallat, unë në kat të dytë, ata në katin e parë. Unë vetëm flija në shtëpinë time”, tha ajo duke theksuar se banesa ishte blerë në emër të vjehrrit.

Pyetje-përgjigje

Në radhë të parë të falënderoj që je pjesë e emisionit..Ti ke versionin tënd… Prej sa vitesh je e martuar?

Prej 3 vitesh.

Je 20 vite?
Po!

Do të thotë se ke qenë 17 vjeçe…Si u bë kjo martesë?

Martesa…isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte më pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte; është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top; është familje e mirë.

Kur thua ‘familjarët’, ata kanë qenë prezent ??

Të dy, vjehrri vjehrra që ma mbushën mendjen.

Ku të njihnin ata?

Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi.

Prej sa vitesh jeton në Gjermani?

Dy vite. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë.

Vajza që pak ditë më parë u kap me të dashurin nga vjehrri dhe vjehrra ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” se çfarë ndodhi natën kur u filmua dhe u rrah nga të afërm të bashkëshortit. Ajo u shpreh se prindërit e bashkëshortit e mbanin si shërbëtore ndërsa partneri i saj jetonte më shumë jashtë duke mos pasur marrëdhënie intime me të.

“Kemi pyetur. Ai më thotë që nuk ka qenë i fejuar apo i martuar. Nuk ka qenë as i lidhur. Nuk e di ma ka mbushur mendjen. Kam qëndruar në distancë sepse ai një muaj rrinte këtu dhe nuk është se e shijuam. Edhe kur ishte këtu nuk rrinte. Më shumë rrinte jashtë nëpër lokale.

Qëndroja me vjehrrin dhe vjehrrën dhe donin të më bënin shërbëtore. Më thonin të bëj punët. Unë punoja edhe tokën. Unë aq fuqi kam. E kam kuptuar vetë. Në një pallat me ta unë qëndroj në katin e dytë”, deklaroi ajo.

E reja deklaroi se ka dyshime se natën që është kapur me të dashurin e saj në dhomë mund të jetë droguar nga ana e familjarëve të bashkëshortit.

“Ata në katin e parë. Banesa është në emër të vjehrrit. Jetoja aty. Unë vetëm flija te shtëpia ime. Të gjitha i bëja te vjehrri dhe vjehrra. Gjendja ime nuk është e mirë (preket). Atë natë unë ika me flejt gjumë dhe ata më droguan a nuk e di çfarë më kishin bërë. Ata kishin çelësin e vet. Në darkë hëngrëm bukë në orën 9 të mbrëmjes. Nuk e di çfarë më ndodhi atë natë. Atë natë vajta në spital më bënë oksigjen. Më dhimbtë trupi. Akoma kam dhimbje. U mblodhën gjithë ato veta, burra dhe më gjuanin me shkopinj”, tha ajo.
Ndërkohë që e gjithë skena ishte filmuar nga kunati i saj, djali i vogël i shtëpisë.

Atë natë je dhunuar?

Po vjehrri, vjehrra. Më kapi vjehrra prej flokësh, gjyshi. Të gjithë. Janë kunati, komshinjtë…të gjithë.

Kush e filmoi këtë episod?

Kunati. Djali i vogël! Ai jeton me prindërit.

Si i ke marredheniet me babain?

Me babain nuk flas dot, s’e kam frikë. Ai vazhdon dhe nuk i duron dot ato që kanë ndodhur dhe thotë fjalë të pista.Nuk do që të më shoh me sy, asgjë.

Si mendon do arrish që të komunikosh me babain? Kush i shpërndau në portale?

Njerëzit e burrit i kanë çuar në faqe dhe ato i shpërndanë.

Pse duhej ky diskriminim?
Zoti e pastë me ta.

Sa ke qëndruar në Librazhd në spital atë natë?

Vetëm një natë ndenja. Ndenja në oksigjen 1 orë. Më dhemb trupi i gjithë. Atje u bëra si më mirë. Më mori policia në komisariat dhe më pas fola me babain dhe e la që do më merrte. Në momentin që ishin policët, më gjuajti prapë. Erdhëm në shtëpi, filloi prapë. Atë natë nuk kam bërë qetësi.

Vajza nuk ka mbështetje as nga familjarët e tjerë. “Kam vëllain në Greqi e më ka thënë: “nuk ke turp”, “kur të vij do të vras”, tregoi 20-vjeçarja në emisionin ‘Me zemër të hapur”./Shekulli