Konsorciumi Wireless Power (WPC) ka njoftuar se do ta prezantojë një standard të ri të karikimit me valë – Qi2 – deri në fund të këtij viti. Siç theksojnë ata, standardi i ri duhet ta unifikojë industrinë nën një standard global dhe të sigurojë komoditet dhe efikasitet më të mirë për pajisjet e lëvizshme dhe të veshura.
Konsumatorët dhe shitësit me pakicë na thonë se janë të hutuar se cilat pajisje janë të çertifikuara me Qi dhe cilat pretendojnë se punojnë me Qi, por nuk janë të certifikuara Qi. Ky konfuzion mund të çojë në përvojë të dobët të përdoruesit dhe madje edhe në çështje sigurie, thekson Paul Struhsaker, Shefi Ekzekutiv i Konsorciumit të Poëer wireless. Standardi ynë i siguron konsumatorët që pajisjet e tyre janë të sigurta, efikase dhe të ndërveprueshme me markat e tjera. Qi2 do të jetë standardi global për karikimin me valë dhe do t’u sigurojë konsumatorëve dhe shitësve me pakicë atë siguri.
Vjen një standard i ri i karikimit të telefonave të mençur i mbështetur nga Apple


07/01/2023
TË FUNDIT