Vjen një sukses ndërkombëtar për Dafina Zeqirin!

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, është një ndër emrat më të suksesshëm në industrinë muzikore.

Së fundi, ajo është nominuar nga qeveria suedeze për Çmimin e Eksportit të Muzikës, shkruan GazetaBlic.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg përmes një postimi në Instagram.

“Muzikantët suedezë kontribuojnë në drejtimin e vëmendjes në Suedi dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam në gjendje të prezantoj sot kandidatët për çmimin qeveritar të eksportit muzikor 2020.

Të nominuarit janë@dafina.zeqiri, @garmarna_official, @ludëiggoransson, Nea dhe Oscar Holter. Të gjithë përfaqësuesit shumë të mirë të muzikës suedeze çuditen dhe në këtë mënyrë kanë kontribuar në eksportet suedeze dhe për ta vënë Suedinë në hartën globale të muzikës. Fituesi do të shpallet brenda një jave!“, shkruhet në postimin e saj.

Kujtojmë se, Dafina Zeqiri shumë shpejt do të lansojë albumin e saj të titulluar “Dafinë moj”.