Chelsea thuhet se ka refuzuar një oferta nga Wolves për huazimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
Emri i bomberit kuqezi është njëri nga më të lakuarit në këtë merkato të janarit dhe pritet që ai të largohet nga “Stamford Bridge”.
Megjithatë, drejtuesit e “bluve” e vlerësojnë shumë Brojën, pasi janë të gatshëm vetëm të shesin kartonin e tij për një çmim prej 60 milionë eurosh. Gazetari i njohur italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, bën me dije se Wolves kishte paraqitur një ofertë huazimi për Armando Brojën, por Chelsea e kishte refuzuar menjëherë.