Vjen reagimi i parë pas shuarjes së Sekretariatit të M.Ohrit: “Ngushëllime gjithë atyre që kontribuan për UÇK-në”

0

Kuvendi miratoi dy ligjet të cilat parashikojnë shuarjen e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit nënë Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
Kuvendi në fillim u ballafaqua me mungesën e kuorumit, me ç’rast u shty edhe votimi.
Për shuarjen e Sekretariatit në fjalë votoi edhe vetë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Shuarjen e mbështetën edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Me sjelljen e këtij ligji nënkuptohet se shuhet edhe pozita e zëvendëskryeministrit për Implementimin e Marëveshjes së Ohrit që do të thotë se Hazbi Lika prej sot nuk është pjesë e qeverisë Zaev.
Ndër të parët pas këtij vendimi ka reagua ish pjesëtarëi i UÇK-së, Avdyl Jakupi- Çakalla, duke shprehur revoltën e tij, shkruan Gazeta Lajm.
“Ngushëllime gjithë atyre që kontribuan për UÇK-në”, ka shkruar ai në facebook.