Një aksion policor ndaj një kosovari u zhvillua të enjten në mëngjes, në lagjen 19 të Vjenës. Në Nussdorfer Platz, policia austriake pa një burrë duke hipur në një motorçikletë pa helmetë. Kur policia provoi ta ndalonte, ai iku me një shpejtësi nëpër qytet. Policia filloi ndjekjen pas tij. Vetëm kur bllokuan rrugët lëvizëse, arritën ta ndalojnë, raporton albinfo.at.
Sipas mediave austriake, në rrugën Heiligenstädter Strasse motoristi u përpoq të nxjerrë një objekt të vogël nga çanta e tij e shpinës dhe nuk iu përgjigj kërkesës së policisë për të ngritur duart lart. Kur policia iu afrua për ta dorëzuar, ai u kundërpërgjigj me dhunë, ku kishte tentuar t’i rrëmbejë një polici pistoletën e tij, përcjell albinfo.at.
Kosovari u arrestua vetëm pas përdorimit të sprejit lotues dhe ndihmës nga njësia speciale, Wega. Po ashtu është bërë e ditur se ai nuk kishte leje të vlefshme për drejtimin e motoçikletës.
Gjatë këtij aksioni, dy policë austriakë kanë pësuar lëndime, të cilët atë ditë nuk kanë mundur të vazhdojnë detyrën e tyre.