Vjeshta e nxehtë dhe janari i ftohtë i BDI-së

Picture of INA
INA

19/08/2024

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Bashkimi Demokratik për Integrim po paralajmëron një vjeshtë të nxehtë, ndonëse në këtë stinë zakonisht bien gjethet dhe ulen temperaturat.

Ende pa bërë një katarsis, apo pastrim nga qelbi dhe e keqja, synon të kthehet në pushtet sa më shpejtë të jetë e mundur.

Sipas planifikimeve dhe dëshirave të funksionarëve dhe ministrave të saj të përjetshëm, BDI do të ulet në kolltuqet e nxehta të qeverisë në janarin e ftohtë.

Tingëllon sikur romani i Uilliam Shekspir, “Ëndrra e një nate vere”, ku autori shpreh në mënyrë jashtëzakonisht lirike disa prej temave të dashurisë, të ëndrrave dhe të imagjinatës krijuese.

“Në janar kthehemi në pushtet” kjo është fraza e shpeshtë që i ngushëllon këta politikanë, por është shëndrruar edhe si infuzion për anëtarësinë e kësaj partie.

A do të lind një dashuri e re politike dhe një dasmë mes BDI dhe VMRO-së? Mbetet të shihet!

Beteja e BDI do të filloj në shtator, edhe atë nga Struga deri në Sopot. Ndonëse e mendojnë ndryshe, në secilin qytet këtë subjektë e presin viktimat e pushtetit të saj 20 vjeçar dhe mjerimi që ka lënë pas.

Korrupsioni, lista e zezë, rastet e montuara, bastistjet në rajonet shqiptare,migrimi masiv, mungesa e investimeve në vendbanimet shqiptare, arsimi i politizuar dhe të punësuarit e saj, shumica bashkëpunëtor dhe bashkëpunëtor të rinjë…

Për më shumë se 20 vite në pushtet, tani  kjo parti sillet si një nuse e re, në ditën e petullave, duke i befasur miqtë me makiazhin e saj dhe dimitë e reja. Por, e verteta është se gjysma e deputetëve të saj të moshuar, njihen për shumë afera korruptive dhe amorale.
Prandaj shfaqet nevoja për një katarsisë, për një reform të thellë, sepse brenda këtij subjekti politik ka të rinjë dhe të reja të shkolluar që kanë kredibilitet për ta rimëkëmbur këtë parti.

E kundërta do të na bëjë për të vjellur dhe nuk shitet në opinion. Ministrat dhe drejtorët e përjetshëm duhet të përgjigjen për mos punën e tyre dhe keqpërdorimet eventuale, të cilat duhet ti dëshmoj një drejtësi e pa varur.

Në këto rrethana, BDI asnjëherë do të ketë gjasa të rrëzoj VLEN-in nga pushteti. VLEN-in mund ta largoj nga pushteti një sjellje jo korrekte dhe jo bashkëpunuese e VMRO-së.

Lideri i VMRO-së, Hristian Mickoski është para një udhëkryqi tejet të ndërlikuar dhe se vendimet që do merren ditëve dhe muajve në vijim, janë me rëndësi për të ardhmen e vendit.

Në planin e brendshëm, nëse mandatet e partisë së tij, i sheh si mundësi për majorizimin e demokracisë apo të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, ai do të gaboj rëndë.

Në bashkëqeverisje me koalicionin VLEN, ai duhet ti respektoj kërkesat e shqiptarëve për barazi dhe demokraci konsensuale.

Qeveria e re duhet të bazohet në parimet e ligjshmërisë dhe barazisë.

Duhet të vijnë në shprehje vlerat njerëzore dhe meritokracia.
Duhet të eliminohet partiokracia dhe hajnia.
Diversiteti etnik dhe kulturor duhet të shihet si pasuri.
Politikat etnocentrike duhet të zhduken, sepse jemi shtet multietnik.

Ndryshe, mund të dalin në pah opsione të reja, të cilat minojnë stabilitetin e vendit.
Ndryshe, do shtohet numri i pasaportave bullgare dhe biletat një drejtimshe për në Gjermani e gjetiu.
Ndryshe, edhe të rinjtë shqiptarë do vazhdojnë të ikin e të boshatisen vendbanimet tona.

Nëse vazhdon nacionalizmi i rremë si pretekst për t’a zhvatur apo vjedhur shtetin, ky vend do mbetet një oazë ku jetojnë vetëm politikanët e korruptuar dhe familjarët e tyre.

Në planin e politikës së jashtme nuk duhet të ketë alternativë tjetër, përpos rrugës evropiane.
Sa i përket sigurisë, Maqedoninë e mbron Aleanca e NATO-s…

TË FUNDIT
6 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
6 orë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
9 orë
"Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut", Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani
9 orë
SHQIPJA NË MAQEDONI, GJUHË ZYRTARE APO JO?
9 orë
Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

ME TE LEXUARA

21 orë
Kroacia dhe Serbia mund të rikthejnë shërbimin ushtarak, po ne? “Në Jugosllavi kemi shkuar fëmijë në ushtri, jemi kthyer burra”
6 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
21 orë
Edhe një afat për autostradën Kërçovë-Ohër
21 orë
Shqiptarja nga Sanxhaku i përgjigje Dudiqit: Unë jam shqiptare, gjaku im shqiptar
20 orë
Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut
19 orë
Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)
17 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
12 orë
Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

LEXO MË SHUMË

mjeke

Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

ksamil sarande

Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

Alicia Kearnss

“Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut”, Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani

jusuf buxhovi

SHQIPJA NË MAQEDONI, GJUHË ZYRTARE APO JO?

ritchie-torres

Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

gordana siljanovska rumen radev

Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

IMG_7587

Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)

femije zhdukur trafikim kontrabande

Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ