Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata. Nëse paraqitet nevoja, Presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha ai.
Ndërsa dje për të 38-tën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.