Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video nga mikpritja e përzemërt e ushtarëve amerikanë ndaj saj, në West Point të cilët kanë brohoritur “Kosova, Kosova”, përcjell INA.
Osmani, në video thotë se ajo ka shkuar në vizitë në West Point, nga një vend që i është gjithmonë mirënjohës Amerikës.
“Jam këtu në emër të një kombi mirënjohës, Republikës së Kosovës, shteti më pro-amerikan në Tokë”, thotë e para e vendit.