Vjosa Osmani e lajmëron ne polici deputetin e LDK’së: Më kërcënoi fizikisht, përdori gjuhë banale

0

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në facebook se ka hapur rast ndaj deputetit të LDK-së në polici

Sonte gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës kur po diskutohej rishikimi i buxhetit për 2020 ka ndodhur një përplasje verbale në mes të kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj.

Pas kësaj përleshje, Vjosa Osmani e shtyu seancën për ditën e hënë kurse ka treguar në Facebook që e ka denoncuar deputetin Ukaj në polici.]

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar Osmani.