Vjosa Osmani flet për koalicionimet: Kjo është alternativa e vetme

0

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja , Vjosa Osmani tha sot se alternativa e vetme për qeverisje është koalicioni LDK- VV. Ajo po ashtu u shpreh se do të jap kontributin e saj pa marrë parasysh se ku do të jetë, duke lënë të nënkuptohet se ajo mund të heq dorë nga posti i kryeministres. “Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, poashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës. Unë do të punoj për vendin tim pavarësisht se ku jam. Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund!”, ka shkruar Osmani në Facebook.