Vjosa Osmani flet për vizitën e Kurtit në Maqedoni

INA
INA

15 Gusht, 2023

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.

Në tubimin e organizuar për Kurtin, disa persona mbajtën në dorë edhe një flamur “Autoctonus”, gjë e cila çoi në reagime nga krerët e shtetit fqinj me akuza për nacionalizëm.

Osmani tha se nëpër tubime të tilla s’mund të kontrollohen çka mban në duar secilin qytetar, por tha se nëse Maqedonia e Veriut ka ndonjë shqetësim atëherë atë ta adresojë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetar se çka ka në dorë – kjo është si parim – por natyrisht që nëse institucionet e Maqedonisë së Veriut kanë ndonjë shqetësim, e vetmja kërkesë që ne kemi si institucione të Republikës e Kosovës është që gjithçka të bëhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së komuniteteve joshumicë dhe duke respektuar gjithnjë rolin shtetformues që komuniteti shqiptar ka pasë në ndërtimin e shtetit të Maqedonisë së Veriut, në integrimin europian të Maqedonisë së Veriut dhe këtë rol të jashtëzakonshëm pozitiv vazhdon ta luajë dhe këtë e dinë të gjitha institucionet të Maqedonisë së Veriut”.

Osmani tha se beson se kjo është një keqkuptim i vogël që kur kanë vullnet të dyja palët siç është dëshmuar gjithnjë tejkalohet, “duke e ditur që të gjitha institucionet e Kosovës janë të interesuara vetëm e vetëm për relacione pozitive, gjithnjë në rritje”.

Pas tubimit të Kurtit në Tetovë, u bë e ditur se zyra e kryeministrit maqedonas ka kontaktuar edhe ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut lidhur me shfaqjen e flamurit “Autoctonus”.

Ajo njoftoi se për këtë ka pyetur në ambasadë nëse kanë pranuar diçka zyrtare.

“Si udhëheqëse e politikës së jashtme kam kërkuar nga ambasada mos kanë pranuar diçka zyrtarisht dhe deri tash nuk ka diçka të tillë dhe siç e përmenda këtë e shoh si diçka që ka qenë lëvizje e një qytetari, por jo diçka institucionale e organizuar. Është me rëndësi që prioritet mbi prioritetet e kemi përmirësimin e relacioneve të dy shteteve që nuk kemi pasë ndonjëherë keqkuptim në të kaluarën”.

Osmani tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raporte të shkëlqyeshme, të cilat duhet të avancohen edhe më tej.

“Një prej fqinjëve më të çmuar të Kosovës, një ndër shtetet që e ka njohur pavarësinë e shtetit tonë në momentet më kritike, një shtet që për nga largësia gjeografike e kemi më së afërmi, për më pak se një orë jemi atje, prandaj edhe komunikimi mes qytetarëve tanë dhe atyre të Maqedonisë së Veriut gjithnjë ka qenë i shkëlqyeshëm dhe këto relacione janë duke u avancuar dita-ditës”.

Presidentja, nga Dragashi ku po zhvillon një vizitë, shtoi se shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut shërbejnë si urë-lidhëse mes dy vendeve.

“Shqiptarët që jetojnë atje janë një urë lidhëse jashtëzakonisht e fuqishme në këtë drejtim dhe jo vetëm nëpërmjet përfshirjes në institucione, por edhe në çdo fushë të jetës”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin-Kurti1

Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

Ursula von der Leyen

Sot Parlamenti Evropian diskuton për situatën në veri

kontrolloret-ajror-MK-1130x635-1-696x391

Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni paralajmërojnë grevë më 12 tetor

banjske dhenderri serb

Dhëndri serb i shqiptarëve: Nuk kam frikë nga Policia e Kosovës, jemi bërë miq (VIDEO)

policia financiare e Maqedonise

Kush do të vjen drejtor i policisë financiare, pas largimit të Muaremit

baza ushtarake serbe

Kjo është baza e re ushtarake serbe që po ndërtohet në afërsi të kufirit me Kosovën (FOTO)

vucic cnn

Vuçiq gënjen në CNN

vjosa rama von der leyen michel

Ulja e çmimit të internetit ‘Roaming’ mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, e konkretizuar në samitin historik në Tiranë

Ursula von der Leyen

Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, pritet miratimi i një rezolute

INFO

NA NDIQ