Vjosa Osmani me ITShKSh-në mbollën bredhin e Nënë Terezës në oborrin e Presidencës së Kosovës

Picture of ina-online
ina-online

30/08/2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Nënë Terezës”, bashkë me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, Skënder Asani dhe biografin e Nënës Terezë, Dom Lush Gjergji, sot në oborrin e Presidencës së Kosovës, në kujtim të Shën Terezës, mbollën bredhin me farat e bredhit të shkatërruar të Nënë Terezës, transmeton Portalb.mk.

“Ky bredh, i mbjellë sot, simbolizon dëshminë e veprës së Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit, vullnetin e saj për t’i shërbyer atij. Nënë Tereza gjeti gjithmonë forcë që dhimbjen e saj, të popullit të saj dhe të të gjithë të vuajturve ta kthejë në dashuri për njerëzimin, në vepër të përvuajtur në shërbim të të varfërve, madje, sikur thoshte vetë, në shërbim të më të varfërve ndër të varfrit”, tha presidentja Osmani.

Ndërkaq, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Skënder Asani, tha se bredhi dedikuar Nënë Terezës simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. Shembulli i saj në shërbim të njerëzimit është modeli më i vyer, të cilin ne mund ta njohim.

Përndryshe, në Shkup Shtëpia Muze e Nënë Terezës organizon Javën e Nënë Terezës që përfshin datën e lindjes 26 gushtin dhe datën e vdekjes 5 shtatorin. Kjo javë është simbolike kudo ku ka shqiptarë në vend, rajon dhe botë. Java e Shën Nënë Terezës shënon 113 vjetorin e lindjes dhe 26 vjetorin e vdekjes së simbolit të humanizmit në botë.

TË FUNDIT
3 orë
Policia arreston në Leposaviq bashkëpunëtorin e ngushtë të Vulinit, ja për çfarë dyshohet
14 orë
Kurti me kandidatët e PVD-së nga Lugina e Preshevës në Prishtinë: Të dielën votoni për ndryshimin!
1 ditë
Kurti merr pjesë në tubimin mbështetës për zgjedhjet në Preshevë
1 ditë
Kush e ndaloi KFOR-in britanez të shpartallonte kriminelët në veri? Ish-agjenti zbulon detaje, përmend disa emra të komandantëve!
1 ditë
Kroacia mund ta marrë përsipër ngritjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë?

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vulin

Policia arreston në Leposaviq bashkëpunëtorin e ngushtë të Vulinit, ja për çfarë dyshohet

albin kurti prishtine

Kurti me kandidatët e PVD-së nga Lugina e Preshevës në Prishtinë: Të dielën votoni për ndryshimin!

Kurti Shaip Kamberi

Kurti merr pjesë në tubimin mbështetës për zgjedhjet në Preshevë

KFOR KS

Kush e ndaloi KFOR-in britanez të shpartallonte kriminelët në veri? Ish-agjenti zbulon detaje, përmend disa emra të komandantëve!

Masakra-e-Mejes-1999_785686-650x358

Kroacia mund ta marrë përsipër ngritjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë?

asambleja parlamentare nato

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, deklaratat dhe roli i këtij institucioni

raci haradinaj

Analisti kosovar i’a përplas në fytyrë Haradinajt: Edhe baballarët e gjyshërit tanë sikur Kurti ishin në burgjet serbe, a me thënë të gjithë janë rekrutu?!

kufiri ushtria serbe

28 baza ushtarake e 20 të xhandarmërisë serbe, jo shumë larg kufirit me Kosovën, ja kush alarmon

vucic okb

Serbia ka blerë vota për të votuar kundër Rezolutës për Srebrenicës

INFO

NA NDIQ