Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, zbardhet agjenda

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/04/2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është komunikuar zyrtarisht edhe nga kabineti i presidentit të vendit, Stevo Pendarovski, duke informuar edhe detaje nga agjenda e vizitës.

Presidentja Osmani pasi që do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare, do të ketë takim kokë më kokë me presidentin Pendarovskin dhe takim plenar të delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës. Më pas vijon konferenca e përbashkët me gazetarët.

Gjatë orëve të pasdites, presidentja e Kosovës do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe do të mbajë një fjalim në një seancë ceremoniale në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, në kuadër të vizitës, në kishën “Shën Spas” në Shkup, Pendarovski dhe Osmani-Sadriu do të vendosin kurora lulesh mbi varrin e Goce Dellçevit. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pasaporta dokumente personale

Delegacioni i BE-së: Çdo anëtare e BE-së do të vendos vetë nëse i pranon pasaportat me emrin e vjetër të Maqedonisë

kshz-2-800x445

Osmani, Taravari dhe Dimitrievski siguruan nënshkrimet, mbeten të tjerët

rama zelenski

Zelensky nderon me dekoratën më të lartë Ramën, nënshkruhen marrëveshjet e miqësisë

ut zaim

Xheladini: Pse rritje pagash vetëm për Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe jo për Universitetin e Tetovës

gjykata-kushtetuese

Gjykata kushtetuese duhet të sjellë vendim për “nacionalitetin” në Ligjin për evidencën amë

musa blerim

“Siklet” në BDI! Musa Xhaferi insiston që të jetë bartës liste në zonën e 5-të zgjedhore, Blerim Bexheti në zonën e 1-rë

kuvendi parlamenti

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 145-të: zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, vazhdimi i vlefshmërisë së pasaportave, ligji për lojërat e fatit…

Bujar Osmani

Osmani: Ukraina lufton për të gjithë ne! Nëse fiton Rusia, ne e kemi radhën

universiteti-i-tetoves-UT

5 universitetet shtetërore reagojnë kundër diskriminimit që ua ka bërë Kuvendi dhe Qeveria

INFO

NA NDIQ