Vjosa Osmani: Qeveria që deshi ta shpërblej Serbinë me territor, dëshiron të na qeverisë prapë

0

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në një postim të saj në Twitter ka shpërndarë një shkrim të gazetares Jeta Xharra lidhur me shpenzimet e qeverisë së mëparshme.

Osmani shkruan se sipas këtij raporti, Qeveria Haradinaj ka shpenzuar paratë e taksapaguesve, për të shpërblyer Serbinë me territorin e Kosovës. Madje të njëjtit duan të qeverisin prapë.

Postimi i plotë: Qeveria e mëparshme ka shpenzuar paratë e taksapaguesve për ‘modifikimin e territorit’, dmth për të ‘shpërbyler’ Serbinë me territon e Kosovës, për veprimet e saj gjenocidale kundër popullit tonë. Disa nga ata që janë në krye të këtij turpi dëshirojnë të kthehen prapë dhe të qeverisin prapë.