Vjosa Osmani takohet me zv/Presidentin amerikan, J.D. Vance (FOTO)

Picture of INA
INA

11/02/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Paris ku po merr pjesë në punimet e Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI).

Osmani ka qenë e ftuar në darkën e shtruar nga presidenti Emmanuel Macron në pallatin Élysée, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.

Sipas Presidentes së Kosovës këto momente forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim.

“Së bashku me Presidentin Macron, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botëror, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Oapen AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë”, shkruan Osmani.

Ditën e sotme, Osmani është takuar edhe më zv/Presidentin amerikan J.D. Vance. Faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës ka ndarë foto nga takimi mes tyre.

Gjatë takimit Presidentja shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët. (A2 Televizion)

TË FUNDIT

Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve të spitali modular në Tetovë dhe Llaskarcës: Ose do të mbijetojmë ne-Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët!

Shqipëria përshëndet përkushtimin e Taravarit! Ministrja Koçiu shpreh ngushëllime dhe ofron ndihmë për të prekurit nga tragjedia në Koçan!

BDI: Pushteti tragjedinë e Koçanit po e trajton me qasje selektive! Po i mbrojnë të vetët dhe fajtorin e kërkojnë diku tjetër…

“Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, ja çka e kemi Kosovën”, ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

Kardiologia: Agjërimi ndihmon shëndetin e zemrës

FOTO/ Mickoski konfirmon: Ja kush e ka nënshkruar licencën e falsifikuar për diskotekën?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË