VLEN: 9 dhe 10 maji ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin

Picture of INA
INA

09/05/2025

VLEN në një kumtesë për media ka rastin “Lagja e Trimave”, ndërsa thonë se 9 dhe 10 maji i vitit 2015 do të mbeten përgjithmonë si ditë zie dhe dhimbjeje.

“Në lagjen e Trimave të Kumanovës u zhvillua një nga ngjarjet më tragjike dhe më të errëta të pasluftës një operacion i përgjakshëm që mori jetë njerëzish, shkatërroi shtëpi dhe la pas vetes plagë të thella në përjetimet e popullit shqiptar. Por, as kjo ngjarje e trishtë nuk ishte shkas që BDI të shkëputej nga pushteti. Ata silleshin sikurse nuk ka ndodhur asgjë. Kjo sjellje jo vetëm që është fyerje ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, por dëshmon qartë për shkëputjen e kësaj klase politike nga realiteti i shqiptarëve të zakonshëm”.

“Një dekadë nga kjo ngjarje nuk nënkupton demencë te populli shqiptarë, ne, të gjithë, kujtojmë me shumë dëshpërim ato ditë të trishta, braktisjen e shtëpive, trauma të fëmijve, ikje, vaj, vuajtje që nuk pluhuroset dot. Por, sërish eksponentët e partisë që thirreshin si gardianët e popullit shqiptarë, BDI, vazhdonin të kriheshin ata që nuk kishin çfarë, mbjellnin flokët, talleshin në institucione publike, shtirreshin për kapadai teksa populli shqiptarë kishte qindra plagë vuajtje që burim kryesor ishte keqqeverisja e tyre”.

“Ngjarja e Kumanovës nuk është vetëm një kapitull i hidhur në historinë tonë, por edhe një tregues i qartë i dështimit moral, politik dhe institucional të atyre që për vite me radhë kanë keqpërdorur pushtetin në emër të shqiptarëve. VLEN shprehë keqardhje të thellë të gjithë të rënëve dhe familjeve që humbën më të dashurit e tyre në ato ditë të kobshme. Njëkohësisht, angazhimi ynë i përhershëm është që e vërteta për 9 dhe 10 majin të mos zbehet kurrë dhe që përgjegjësit për këtë tragjedi të dalin një ditë para drejtësisë”, thonë nga VLEN.

TË FUNDIT

Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

Politikbërja një moçal që po kundërmon erë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË