VLEN: A e sakrifikoi Ali Ahmeti, Grubin për lirinë e Sasho Mijallkovit?

Picture of INA
INA

04/02/2025

Nëpërmjet një reagimi nga VLEN thonë se BDI-ja, e cila për 20 vjet qeverisi vendin si një kompani private, po përpiqet sërish të paraqitet si mbrojtëse e të drejtave të shqiptarëve. Pasi humbi institucionet përmes të cilave kontrollonte proceset dhe abuzonte me pushtetin, ajo tani kthehet te retorika e “barazisë” dhe “drejtësisë”, fjalë që prej kohësh kanë humbur kuptimin në politikën e saj.

Reagimi i plotë i VLEN-it:

Por qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Ku ishte BDI-ja kur duhej të mbronte vërtet interesat e shqiptarëve?

A ishin të drejtat e qytetarëve prioritet, kur negociohej që Sasho Mijallkov të mbetej i lirë?

A do ta marrë tani Ali Ahmeti me vete Mijallkovin, siç e merrte Artan Grubin nëpër institucione?

Artan Grubi është në arrati – u sakrifikua që Sasho Mijallkov të jetë i lirë.

VLEN thonë se, në vitet kur BDI-ja kishte pushtet absolut në sektorët kyç, në vend që të forconte institucionet shtetërore, i shndërroi ato në vegla për interesat e saj partiake. Në vend që të investonte në arsim cilësor për të rinjtë, ajo u fokusua te përfitimet personale dhe bizneset e veta. Në vend që të luftonte për shtetin ligjor, ajo bënte marrëveshje pas dyerve të mbyllura për të mbrojtur ata që shkatërruan sistemin gjyqësor.

BDI-ja nuk ra sepse i mungonte fuqia politike – ajo ra sepse u zhyt në korrupsion.

Sot, kur më nuk i kanë institucionet nën kontroll, kur nuk mund të diktojnë Prokurorinë dhe gjykatat, ata përpiqen të ringjallin imazhin e mbrojtësve të të drejtave. Por qytetarët nuk harrojnë se pikërisht BDI-ja ishte ajo që e shndërroi sistemin në mekanizëm shpëtimi për elitat e korruptuara, shprehen nga VLEN-i.

Prandaj, sa herë që BDI-ja flet për drejtësi, duhet kujtuar se kjo është partia që shpëtoi Mijallkovin. Sa herë që flasin për demokraci, duhet kujtuar se ata ishin ata që partizuan administratën. Dhe sa herë që premtojnë se do të luftojnë për shqiptarët, duhet pyetur – pse nuk e bënë këtë kur kishin pushtetin?

BDI-ja e humbi besimin e popullit sepse e tradhtoi atë. Tani që nuk mund ta kontrollojnë më sistemin, përpiqen ta mashtrojnë sërish popullin me gënjeshtra. Por këtë herë, qytetarët po shohin, qytetarët dinë dhe qytetarët do të vendosin.

Është koha për një politikë që nuk bën marrëveshje me kriminelë. Është koha për një politikë që punon vërtet për popullin. Është koha për politikë pa BDI-në.

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË