VLEN: Ali Ahmeti u frikësua nga Taravari, Bujar Osmani shkon kurba

ina-online
ina-online

22/02/2024

Kialicioni opozitar VLEN thekson se deklarata e Ali Ahmetit për kinse “lajmin e madh“, konfirmon së paku dy gjëra.

“E para, që BDI është parti pa ide e cila me veprime ad hoc shfaq pafuqi të plotë për t’i përfaqësuar shqiptarët në nivel më të lartë politik. Tejet nënçmuese për mitin e Ali Ahmetin është që të paraqitet me teza bajate vetëm e vetëm të konkuroj me propozimin e kandidatit të opozitës së bashkuar shqiptare Dr. Arben Taravarit që në të ardhmen zgjedhja e të parit të shtetit të bëhet në Kuvend.

E dyta, ende jetojnë me filmin që ata e kanë monopolin mbi parimin e partnerit strategjik me BE dhe SHBA. Në vend që të mundohen të sqarojnë se pse Ali Ahmeti frigohet të paraqitet në mejdanin dhe ai të garrojë, e për këtë po e sakrifikojnë Bujar Osmanin, le të dalin nga interesat e ngushta partiake dhe le ta mbështetin Arben Taravarin si president i parë shqiptarë. Logjikshëm parashtrohet pyetja: pse BDI po e përçan votën shqiptare? Kujt po i shërben Ali Ahmeti tash?”, nënvizojnë nga VLEN.

Koalicioni VLEN po ashtu thekson se nuk lufton për shpërblime ngushëlluese, por për rol të ndershëm dhe real të shqiptarëve në jetën politike. “Ali Ahmeti nëse nuk është në gjendje të luftoj për interesat e popullit shqiptar, e ndershme është që të shkojë në pension politik”, thuhet në komunikatë.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

INFO

NA NDIQ