VLEN: BDI dëshiron t’i hedh hi syve të opinionit me vetting-un

Picture of INA
INA

09/08/2024

Nëse BDI-ja me të vërtetë do të kishte dëshiruar të luftonte korrupsionin politik, ajo ka pasur plot 22 vite pushtet për të ndërmarrë hapa konkretë. Përkundrazi, kjo udhëheqje e inkriminuar e BDI-së inicoi ndryshime të turpshme në Kodin Penal për të amnistuar raste të shumta të korrupsionit politik. Kështu thuhet në reagimin e zwdhwnwsit tw koalicionit VLEN, Fari Hiseni, ndaj kërkesës së BDI-së për vetting ndërkombëtar për zyrtarët gjatë 30 viteve të fundit.

“Ose do t’u shërbejmë qytetarëve dhe shtetit në kuptimin e vërtetë të fjalës, ose do të bëhemi një vend fantazmë. Të gjithë të rinjtë do të largohen dhe nuk do të mendojnë të kthehen. Prandaj, nëse BDI-ja me të vërtetë dëshiron që të pastrohen të gjitha rastet e korrupsionit politik, me pasoja të vërteta ligjore, e jo vetëm me ndalimin e veprimtarisë politike, atëherë le të deklarojë menjëherë nëse deputetët e saj do të nënshkruajnë iniciativën tonë për ndryshime në Kushtetutë, e cila ne jemi të bindur se duhet t’i bashkojë të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut”, ka thwnw Hiseni i VLEN-it

Reagimi i plotë i koalicionit VLEN:

Duke marrë parasysh se BDI-ja opozitare dëshiron t’i hedh hi syve të opinionit me propozime për veting ndërkombëtar për të gjithë politikanët gjatë 30 viteve të fundit, VLEN riafirmon propozimin e saj për një luftë të vërtetë kundër korrupsionit politik.

Ne jemi një gjeneratë politikanësh që nuk fjalosim kot, por kalojmë në veprime konkrete. Nëse BDI-ja me të vërtetë do të kishte dëshiruar të luftonte korrupsionin politik, ajo ka pasur plot 22 vite pushtet për të ndërmarrë hapa konkretë. Përkundrazi, kjo udhëheqje e inkriminuar e BDI-së inicoi ndryshime të turpshme në Kodin Penal për të amnistuar raste të shumta të korrupsionit politik.

Qëllimi i VLEN-it është të ndërtojmë një mekanizëm kushtetues që do t’i adresojë të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe lokal, të cilët kanë përfituar padrejtësisht përmes abuzimeve me detyrën e tyre zyrtare.

Politika nuk duhet të jetë më biznesi më fitimprurës!

Ose do t’u shërbejmë qytetarëve dhe shtetit në kuptimin e vërtetë të fjalës, ose do të bëhemi një vend fantazmë. Të gjithë të rinjtë do të largohen dhe nuk do të mendojnë të kthehen. Prandaj, nëse BDI-ja me të vërtetë dëshiron që të pastrohen të gjitha rastet e korrupsionit politik, me pasoja të vërteta ligjore, e jo vetëm me ndalimin e veprimtarisë politike, atëherë le të deklarojë menjëherë nëse deputetët e saj do të nënshkruajnë iniciativën tonë për ndryshime në Kushtetutë, e cila ne jemi të bindur se duhet t’i bashkojë të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut.

Një amendament kushtetues që do ta çojë Maqedoninë e Veriut një hap të madh përpara në integrimin në BE.

Ja propozimi i VLEN-it: Ligjet mund të kenë fuqi retroaktive edhe në rastet që lidhen me vjetërsimin e përgjegjësisë penale për abuzimet e kryera nga funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar gjatë ushtrimit të detyrave publike, ku janë shkaktuar dëme në fondet publike dhe mjetet buxhetore në nivel qendror dhe lokal, dhe ku me ato abuzime është përfituar pasuri e paligjshme.

Arsyetimi: Me këtë amendament plotësohet neni 52 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Ky amendament do të jetë pika 5, dhe do të vijë pas pikës 4 që parashikon se: “Ligjet dhe aktet e tjera nuk mund të kenë fuqi retroaktive, përveç në raste të veçanta kur kjo është më e favorshme për qytetarët”.

Amendamenti i propozuar do të jetë bazë dhe do të hapë mundësinë për ndryshime dhe plotësime me një nen të ri 112-a në Kodin Penal, ku të parashikohet dispozitë me të cilën veprat eventuale penale të kryera nga funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar, të cilat janë kategorizuar si vepra penale kundër detyrës zyrtare, të mos vjetërsohen kurrë. Kjo përfshin edhe zgjerimin e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, të regjistruar në emër të personave të tjerë.

Ky amendament do të sigurojë një bazë kushtetuese për rishikimin e të gjitha proceseve gjyqësore për personat e zgjedhur dhe të emëruar ish apo aktual. Me këtë amendament do të krijohet një bazë kushtetuese për rishikimin e të gjitha procedurave gjyqësore ndaj ish ose aktualëve të zgjedhur dhe të emëruar, të cilat janë ndërprerë për shkak të vjetërsisë së përgjegjësisë eventuale penale.

Ky amendament, në fakt, do të përmbushë kërkesat e qytetarëve për sigurimin e sundimit të ligjit, sigurisë juridike dhe barazisë përpara ligjeve dhe procedurave gjyqësore për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar, të cilët janë propozuar nga partitë politike dhe që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe lokal, dhe që kanë abuzuar me ndikimin e tyre dhe kanë ushtruar presion për të shtyrë procedurat kundër tyre deri sa ato të vjetërsohen. Ne besojmë se lufta kundër korrupsionit dhe nevoja për të çrrënjosur zakonet shumë të këqija të korrupsionit politik dhe shmangies së drejtësisë përmes përpjekjeve për të ndikuar në drejtësi, është një plagë e madhe për shoqërinë tonë dhe e bën politikën profesionin më të urryer.

TË FUNDIT
7 orë
Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov
7 orë
Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së
7 orë
Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë
10 orë
Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”
10 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

ME TE LEXUARA

17 orë
Zekolli - Shaqiri: Vendosja e tabelës në Bllacë pa mbishkrim në gjuhën shqipe, vepër e qeverisjes së kaluar
14 orë
Aksident afër fshatit Sllupçan të Kumanovës, lëndohet rëndë një motoçiklist
1 ditë
SHBA-të kanë harxhuar gjysmëmiliardë dollarë për reformat në Maqedoninë e Veriut
7 orë
Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë
16 orë
Vdes i moshuari në Maqedoninë e Veriut, një javë më parë ishte infektuar nga virusi i Nilit Perendimor
13 orë
Apasievit i pengon gjuha shqipe e Afrim Gashit, e shanë me gjithçka Mickoskin (FOTO)
21 orë
Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të kohëpaskohshëm
7 orë
Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së

LEXO MË SHUMË

gashi afrim radukov ambasador bullgar

Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov

orhan murtezani

Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së

konvikt

Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë

shkupi sheshi

Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”

blerant blerand ramadani

Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

gjykata kushtetuese

Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës Supreme do të jenë publike

Hristijan Mickoski

Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

Arben-Taravari

Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese

izet mexhiti

Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër

INFO

NA NDIQ