VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e “branitellave” për të shpëtuar nga korrupsioni politik

Picture of ina-online
ina-online

12/09/2024

“Koalicioni VLEN nuk do të qëndrojë duarkryq derisa opozita dhe aleatët e saj të heshtur përpiqen të ndezin flakën e përçarjeve ndëretnike, për të shpëtuar korrupsionin e tyre politik.
Mjaft më me manipulime dhe provokime! Sponsorizuesi kryesor i ligjit të mbrojtësve është BDI, ndërsa moralisti i rremë Blerim Bexheti, i cili së bashku me Danella Arsovska dhe LEVICËN sollën Andon Lazov Janev Qoseto në Shkup, duhet ta pyesin Talat Xhaferin, i cili me rregulloren e re mundësoi që të provokohen situata të tilla”, thuhet në reagimin e sotëm të VLEN.

Më tej thuhet se BDI dhe Blerim Bexhetin le ta pyesin edhe Artan Grubin, si u bë që me 30 mijë euro i dëmshpërbleu katër branitella!

“Ligji hyri në procedurë sepse sipas rregullores së re, nuk ka mundësi që të mos vihet në rend të ditës një ligj i propozuar nga një deputet, Qeveria ose kushdo që ka të drejtë të propozojë ligj. LSDM opozitare tregoi edhe një herë se nuk e ka për qëllim të ndërtojë një të ardhme të përbashkët për qytetarët, por të hapë plagët e së kaluarës për përfitime të ulëta politike, ndërsa BDI vazhdon të luajë lojën e saj të vjetër-të re, e cila është e orientuar për të tërhequr vëmendjen nga krimet e saj, përmes akuzave dhe krijimin e tensioneve të rreme. Si shenjë proteste ndaj kësaj strategjie të ulët dhe të papërgjegjshme, deputetët tanë nga Koalicioni VLEN e braktisën seancën.
Mesazhi ynë është i qartë: nuk do të lejojmë që Kuvendi të kthehet në një arenë manipulimesh dhe përçarjesh. Ligjet që kanë për qëllim të ndajnë popullin shqiptar dhe të mbajnë në jetë një sistem të korruptuar, nuk kanë vend në agjendën tonë! Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtën e popullit shqiptar dhe për të kërkuar një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të gjitha plagët e së kaluarës, duke përfshirë edhe statusin e ish-luftëtarëve të UÇK! Nuk do të lejojmë që çështje të tilla të përdoren për të mbuluar dështimet dhe krimet që janë bërë ndaj popullit tonë”, thuhet në reagimin e VLEN.(INA)

TË FUNDIT
60 minuta
Kasami së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar: Do të punojmë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Kosovën dhe Shqipërinë
1 orë
Zj’arri në objekt të Komunës së Tetovës, Dauti: Nuk kemi konstatuar ende se cili material është djegur dhe çfarë është ende ekzistues
1 orë
Asnjë nga ministrat e VLEN-it nuk e pret kryeministrin serb, i cili po qëndron në Shkup
1 orë
“Balancuesi”, Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar
1 orë
Priten raportet për vdekjen e foshnjës, LSDM-ja kërkon përgjegjësi

ME TE LEXUARA

2 orë
Mickoski me nderime të larta shtetërore priti homologun serb, Millosh Vuçeviq
1 ditë
Shkupi me disa rrugë të bllokuara – shkaku mbajtja e maratonës së vrapimit
4 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1 orë
Priten raportet për vdekjen e foshnjës, LSDM-ja kërkon përgjegjësi
1 ditë
Udhëheqësia e FC Strugës sulmohet në ndeshjen kundër Vardarit /FOTO
4 orë
Daravellski, ish-shefi i doganës dikur i dënuar për kriminalitet, rikthehet aksionar dhe pronar biznesesh

LEXO MË SHUMË

kasami meidani

Kasami së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar: Do të punojmë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Kosovën dhe Shqipërinë

Nazmi Dauti

Zj’arri në objekt të Komunës së Tetovës, Dauti: Nuk kemi konstatuar ende se cili material është djegur dhe çfarë është ende ekzistues

Mickoski_Vuceviq-780x470

Asnjë nga ministrat e VLEN-it nuk e pret kryeministrin serb, i cili po qëndron në Shkup

gjykata kushtetuese

“Balancuesi”, Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar

LSDM

Priten raportet për vdekjen e foshnjës, LSDM-ja kërkon përgjegjësi

Mickoski_Vuceviq-780x470

Mickoski me nderime të larta shtetërore priti homologun serb, Millosh Vuçeviq

hotel

Rriten çmimet e shërbimeve hotelerike në Maqedoni

LSDM

LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi për vdekjen e foshnjës në Klinikën e Fëmijëve

halil kastrati

“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë

INFO

NA NDIQ