VLEN: BDI-ja, e mbushur me skandale korruptive, vazhdon të luajë lojëra të rrezikshme

Picture of INA
INA

29/08/2024

Koalicioni VLEN qëndron fort dhe pa kompromis në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe të ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut. Përkundër sulmeve të organizuara dhe spekulimeve nga ana e Bashkimit Jodemokratik për Dezintegrim, ne vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi në nivel vendor, rajonal dhe ndërkombëtar, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
“Vizita e zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, në Shqipëri, ku zhvilloi takime me liderët e lartë të shtetit shqiptar, konfirmoi lidhjet tona të forta dhe vëllazërore. Po ashtu, vizita e ministrit për Eurointegrime, Orhan Murtezani, në Austri, për të avancuar integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, dëshmon përkushtimin tonë të palëkundur për të përshpejtuar agjendën e eurointegrimeve.
Në të njëjtën kohë, BDI-ja, e cila është e mbushur me skandale korruptive, vazhdon të luajë lojëra të rrezikshme me qëllim të vetëm: të përdorë shqiptarët si mburojë për të shpëtuar nga drejtësia. Por drejtësia do t’i arrijë!
Ndërkohë që megafonët e tyre kanë marrë përsipër të përhapin thashethemet se Ali Ahmeti gjoja është në linjën e CIA-s, në fakt ata jo vetëm po bëjnë një tjetër gabim por edhe fshehin të vërtetën e ashpër. Pas bojkotit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ofertat e pahijshme për VMRO-DPMNE-në për të hyrë në Qeveri pa dinjitet dhe kushte, skandalet korruptive të familjes së Ahmetit, BDI-ja pa reforma programore dhe kadrovike është ngrirë në kohë të pacaktuar. Në të njëjtën kohë, atyre qartë u është thënë se çdo lojë sipas notave ruse dhe shkaktimi i tensioneve do të sanksionohet ashpër. Gjithçka tjetër janë vetëm përralla që synojnë ngjeshjen e radhëve të BDI-së dhe të ashtuquajturit Fronti Evropian.
Është koha që të gjithë të kuptojnë se VLEN nuk do të lejojë që loja e errët e manipulimeve dhe skemave për tensione të bëjë shqiptarët viktima të një klike politike korruptive që 22 vjet është pasuruar mbi kurrizin e tyre. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për interesat e popullit tonë dhe me punë të përkushtuar do të sigurojmë përparimin e qëndrueshëm të vendit tonë”, qëndron në komunikatën e VLEN-it.

TË FUNDIT
3 orë
VLEN: Për fat të keq, pas 33 vitesh hapet çështja e gjuhës shqipe
3 orë
Mickoski uron pavarësinë e vendit
3 orë
Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak
3 orë
Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA
4 orë
Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Gjuha shqipe, Snopçe: Tentativë për grusht shteti!
20 orë
VLEN: Megafonët e opozitës shqiptare i fshehin skandalet e tyre!
3 orë
Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak
1 ditë
Tani për sa mund ta nxirrni pasaportën e Maqedonisë së Veriut
20 orë
ASH, krahu i Taravarit, fillon koordinimin për zgjedhjet e brendshme partiake
2 ditë
Rokas: Mandati im është të ndihmoj Maqedoninë e Veriut të ecë përpara
3 orë
Mickoski uron pavarësinë e vendit
1 ditë
Mexhiti: 33 vite pas pavarësisë, shumë gjëra kanë ndryshuar në favorin tonë

LEXO MË SHUMË

vlen llogo

VLEN: Për fat të keq, pas 33 vitesh hapet çështja e gjuhës shqipe

hristijan mickoski

Mickoski uron pavarësinë e vendit

shkolla-nxenes-780x439-1

Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak

mexhiti izet

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

ali ahmeti

Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë

muhamer pajaziti

Pavarësia e Maqedonisë dhe demokracia e hajnisë

spitali-kovid-tetove

Tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, me 14 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

IMG_7152

Kërçova përsëri në zi , 15-të vjeçarja ndërron jetë

naser

33 vjet shteti i Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët, prej atëherë kur nisi?!

INFO

NA NDIQ