VLEN: BDI ka filluar të fshehë gjurmët, po përgatitet për opozitë!

ina-online
ina-online

15/03/2024

“Tërheqja nga krimi nuk do ju amnestojë nga përgjegjësia! Lajmi se Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmeti do të tërhiqet nga funksioni udhëheqës i SORAVISË, deri në fund të vitit është njëri nga treguesit se BDI po përgatitet për në opozitë. E me këtë përpiqet ti ikë edhe përgjegjësisë për krimet që kanë bërë familjarët e liderit të BDI-së”, deklaroi Astrit Ilazi në konferencën e sotme me mediat nga VLEN.

Sipas tij, tërheqja nga bordi udhëheqës i SORAVIA-së, nuk mund të mbulojë gjurmën e nipit të Ali Ahmetit i cili në moshë 25 vjeçari u bë me kapital prej 35 milionë euro.

“ A nga ana tjetër, studentët shqiptarë, mjekët, policët, arkitektët, për çdo ditë mbushin autobusët plotë për të ikur në mërgim, pasi këtu nuk mund të sigurojnë egzistencën e tyre. Ky veprim i Drin Ahmetit, nxjerr në pah edhe një fakt tjetër, se ndoshta Drini, nuk është direkt pronar i SORAVIA-s, por xhaxhau i tij, Aliu, i cili pasurinë e tij përpiqet ta fshehë tek famiëljarët e tij.

Ose po nxit edhe pyetjen, a mos vallë Drin Ahmeti e din se pasi xhaxhai i tij më nuk do të jetë në pushtet, ai e humb aftësinë për të qenë biznesmen, për të menaxhuar me miliona, se mund të shkojë edhe në burg për pasurim joligjor, e në këtë mënyrë tenton të fsheh paaftësinë dhe krimin e shkaktuar nga familja Ahmeti?

Opinioni po ashtu është kurioz të dijë, a do të tërhiqen nga pozitat udhëheqëse edhe djali, vajza e dhëndri i Ali Ahmetit, nga kompanitë të cilat po ashtu qarkullojnë miliona euro në vit, përmes tenderëve të fituara nga kompanitë shtetërore?

Megjithatë, gjithçka është e qartë! Familja e Liderit të BDI-së, Ali Ahmeti aq shumë thellë ka hyrë në krim, saqë e kanë humbur kontrollin e nuk dinë si ta mbulojnë. E në çdo tentim për ta mbuluar u del në pah edhe një skandal i ri!

Por e mira është që 8 maji është shumë afër! E institucionet do të udhëhiqen nga njerëz që ja VLEN!

Pas, 8 majit, VLEN do të vendos në funksion të gjitha institucionet që e kanë për detyrë të zbardhin krimin dhe korrupsionin.
Më 9 maj, do të fillojë përgjegjësia ndërsa do të jepni llogari për të gjitha krimet dhe aferat korruptive, përmes të cilave pasuruat xhepat e familjevet tuaja, ndërsa i varfëruat dhe zhytët në mjerim shqiptarët”, theksoi Astrit Ilazi nga VLEN.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

inbound9208091233378029311

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

izet

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

gashi

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët

qoku

Bekim Qoku: Erdhi dita Ali opozita

INFO

NA NDIQ