VLEN: BDI kishte njeriun e saj mbi një dekadë në Agjencinë për Media

Picture of INA
INA

15/11/2024

BDI dhe disa satelitë të saj tani që janë në opozitë po përpiqen të imponojnë një moral të rremë politik. Por, as kjo nuk u shitet sepse qytetarët e dinë fortë mirë e qartë se si kanë keqpërdorur çdo mekanizëm institucional vetëm në dobi të tyre. BDI të flet për veprime në kundërshtim me ligje është absurd në vete. BDI është sinonimi i shkeljes së ligjeve në vazhdimësi. E për këtë nuk do mend që duhet e do të ketë edhe llogaridhënie. Kështu i përgjigjet VLEN-i akuzave të djeshme të BDI-së se Nafije Vërzivolli dhe Nafije Selmani janë kandidatë politikë që pushteti dëshiron t’i emërojë anëtare e Agjencisë në Media në kundërshtim me Ligjin.

Para se të flasë për ligje, thuhet në reagimin e VLEN-it, BDI duhet t’ia qajë hallin vetes, sepse është e para që pritet të përballet me drejtësinë për shkeljen permanente të ligjeve, për parregullsitë gjithkund ku këmba e tyre ka shkelur ka lënë gjurmë abuzimi e keqpërdorimi.

“Opinioni fort mirë e di se Bashkimi për Devalvimin Institucional (BDI) është modeli tipik i mënyrës së gabuar të drejtimit të institucioneve. Prandaj, VLEN angazhohet që çdo institucion të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të ofrojë shërbime sa më cilësore. Nga BDI lëshuan klithma për këshilltarët e propozuar në Agjencinë mediatike audio dhe audiovizuele, shkuan deri aty saqë e cilësuan si veprim që është në kundërshtim me ligjin. VLEN i kujton opinionit që nënkryetar i këtij Këshilli, Selver Ajdini, është edhe anëtarë nderi i BDI-së.

Ajdini është aktivist e anëtar i zellshëm që nuk mungon në asnjë mbledhje e tubim të degës së BDI-së në qytetin e Kumanovës. E për këtë BDI e pati shpërblyer edhe me emërim në Këshillin për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike. E këtë shpërblim që BDI ia ka bërë anëtarit të partisë atëkohë nuk ka menduar për ligje, por qëllimin e ka pasur që të akomodojë anëtarët partiak të cilët pastaj i shndërron në grep për vota në kohë zgjedhjesh”, thuhet në reagimin e VLEN-it, ndërsa shtojnë se parimi bazë i funksionimit për këtë Qeveri, është meritokracia!

TË FUNDIT

NATO mund të ketë reagim të ashpër, nëse ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e Rumanisë vërtetohet

Berisha do heqë dorë nga kandidat për kryeministër

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që masakroi për vdekje gruan e tij në Athinë: Më tha se djalin nuk e ka me mua

Rama “oferton” diasporën: Kush ka guxim të investojë paratë e emigrimit në Shqipëri, bën “bingo”

Policia zbulon një sasi droge në Kërçovë

Kasami: Le të flenë rehat! Çështjet e shqiptarëve janë në duar të sigurta, e mbrohen nga gardianët e vërtetë shqiptarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË