VLEN: BDI po përdor skemat e Vuçiqit

Picture of INA
INA

27/08/2024

VLEN ka reaguar ashpër për incidentin në Strumicë duke akuzuar drejtpërdrejtë Bashkimin Demokratik për Integrim për sjellje destruktive.

“Sjellja destruktive e BDI-së po vazhdon. Që nga dje, në përpjekjet për të krijuar tensione etnike, Artan Grubi dhe klika e tij kanë abuzuar me FFM-në, të udhëhequr nga Muhamed Sejdini. Qëllimi i udhëheqjes kriminale të BDI-së është të përpiqet të shpëtojë nga përgjegjësia penale për korrupsionin politik masiv dhe të mbrojë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme nga populli shqiptar”, thuhet në njoftimin e VLEN-it. Nga ky koalicion i parashtrojnë një sërë pyetjesh BDI-së.

Në vend që të bëjnë sehir, BDI-ja duhet të përgjigjet menjëherë: A është e vërtetë që, nën urdhrat e Artan Grubit dhe Omer Bunjakut, në ndeshjen ndërmjet FK Brera dhe FK Shkëndija në Strumicë është testuar një plan i BDI-së për të krijuar tensione përmes incidenteve në ngjarje sportive? A e ka zgjedhur me qëllim dhe në mënyrë të vetëdijshme Muhamed Sejdini, president i FFM-së dhe i arrestuar gjatë fushatës zgjedhore për blerje votash për BDI-në, një delegat të tillë për këtë ndeshje, për të kërkuar nga policia largimin e tifozëve që kishin shfaqur flamurin shqiptar? A planifikon BDI-ja, duke ndjekur skemat e Vuçiqit, të shkaktojë përplasje ndërmjet grupeve të ndryshme të tifozëve dhe tensione ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve në periudhën e ardhshme? Çfarë është i gatshëm të bëjë Artan “Belivuku”?, pyesin nga VLEN.

“VLEN apelon që shqiptarët të mos bien pre e këtyre provokimeve. BDI-ja nuk i mbron simbolet e identitetit kombëtar shqiptar, por e përdhos flamurin e shenjtë shqiptar nga frika e përgjegjësisë për skandalet e korrupsionit, siç janë Soaravia, bizneset e lojërave të fatit dhe tenderët e paligjshëm. Detyra jonë është të paralajmërojmë opinionin dhe të garantojmë sigurinë e qytetarëve. Politika duhet të jetë jashtë sportit. Grupet e tifozëve të klubeve sportive shqiptare janë një segment i rëndësishëm i shpirtit sportiv të shoqërisë. Prandaj, i ftojmë ata të jenë veçanërisht të kujdesshëm në periudhën e ardhshme që të mos përfshihen në skenarët e Bashkimit Antidemokratik për Dezintegrim”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

TË FUNDIT
7 orë
Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit
8 orë
Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski
9 orë
Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim
9 orë
Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve
10 orë
Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

ME TE LEXUARA

20 orë
Kasami takoi kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu
16 orë
LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën
10 orë
Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së
19 orë
Zgjerohet lista pozitive, ilaçet e reja janë për tension, sëmundje të zemrës, demencë
16 orë
Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike
9 orë
Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve
19 orë
Mickoski për tensionet në Vrapçisht: Janë pjesë e planit për të mbjellë urrejtje etnike

LEXO MË SHUMË

Arsim sinani

Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit

granit osmani

Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski

izet mexhiti

Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim

bekim qoku

Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve

muhamer pajaziti

Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

IMG_7419

Ministria e Kulturës shkarkon Shkodran Tolajn

IMG_0619

Grubi: Me ne ligji i branitellave nuk kaloi

arben taravari

Taravari: Ligji për “branitellat” hyri në procedurë parlamentare gjatë pushtetit LSDM-BDI, ja si do të veprojë VLEN

blerim bexheti

Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”

INFO

NA NDIQ