VLEN dhe BDI përplasen për lojërat e fatit

Picture of INA
INA

05/04/2024

Opozita shqiptare akuzon BDI-në për siç thonë ata kurdisje të tenderëve në Lotarinë Shtetërore për favore të nëntokës ruso-serbe.

Astrit Iseni nga Lëvizja Demokratike akuzoi zëvendëskryeministrin, Artan Grubi se përmes Lotarisë Shtetërore po keqpërdor 2 milionë euro, para të qytetarëve në shërbim të nëntokës nga Serbia.

“Derisa Bujar Osmani flet për verifikim të bartësve të funksioneve, kinse për të kontrolluar pastërtinë e funksionarëve, Artan Grubi përmes Lotarisë dhe Përparim Bajramit hap edhe 6 tenderë tjerë në vlerë prej 2 milion euro para të qytetarëve, për reklamim dhe marketing të lojërave të fatit dhe kazinove, që reklamat e tyre një i ri ti sheh në billbordet e qytetit, në televizion, në radio, në facebook etj. Derisa Bujar Osmani elaboron për rrezikun nga Rusia, Artani përgatit terren që njëjtë si të gjitha tenderët tjerë në Lotari, edhe këto ti fitojnë nëntoka nga Serbia!”, deklaroi Astrit Iseni, VLEN.

BDI hodhi poshtë këto akuza duke i cilësuar si vazhdimësi e agjendës proruse. Sipas Integristëve opozita shqiptare përveç që po nxit urrejtje, ajo gjithashtu po tenton të fsheh frikën nga humbja që do ta përjeton në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

“Opozita shqiptare vazhdon t’i shërben agjendave proruse dhe shfrytëzimit të fjalorit të rëndë i cili nxitë urrejtje dhe dezinformon opinionin rëndë me shpikjet e tyre të pabaza. Përfaqësuesit e Lëvizjes Demokratike sot i përsëritën shpifjet e demaskuara duke e akuzuar presidentin e ardhshëm dhe strukturat tjera të BDI-së. Shpifjet e përsëritura janë dëshmi se opozita e ndjen dhe është e sigurt për humbjen e rëndë që do ta përjeton nga kandidati për president Bujar Osmani dhe nga Fronti Evropian në përgjithësi”, thonë nga BDI.

Akuzat mes opozitës dhe BDI-së për tenderët në Lotarinë Shtetërore datojnë prej kohësh, ndërsa së fundi u intensifikuan shkaku i mos miratimit të Ligjit për lojërat e fatit nga ana e Kuvendit në lexim të tretë. Paraprakisht i njëjti ligj nuk u dekretua nga presidenti. /Alsat.mk

TË FUNDIT
7 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
7 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
11 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
13 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
13 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

ME TE LEXUARA

13 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
20 orë
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
11 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
20 orë
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
7 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
19 orë
Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë
7 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

LEXO MË SHUMË

stefan andonovski

Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

elizabet liz alen allen

Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

izet mexhiti

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

qeveria

Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

mickoski

Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

Jorgos Gerapetritis

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

stefan andonovski

Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!

vmro vlen

Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë “kulaçi qeveritar”?

kina

Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë

INFO

NA NDIQ